RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Zenunaj fiton me ndërprerje, Salihu me anë të pikëve

2 min read

Bruksel, Belgjikë, 27 Tetor 2012 – Dardan Zenunaj dhe Adnan Salihu kanë shënuar fitoret e radhës. Zenunaj për kundërshtar kishte boksierin nga Sllovakia Peter Balaz të cilin e mposhti me KO në raund të dytë. Kjo është fitorja e katërt e tij në karrierë deri sa ka edhe një humbje. Zenunaj filloi mjaft mirë këtë duel deri sa shfrytëzoi armën e tij të fortë “goditjen e çeliktë”.

Trajneri i tij Mauro Bufii cili ka qenë boksier me mjaft eksperiencë, tashmë trajner i Dardan Zenunaj shpreson shumë në boksierin e tonë: “Dardani ka potencial të madh. Ka goditje të fortë të cilin shumë boksier vështirë që i përballojnë. Shumë shpejt ai do të jetë në majën e boksit evropian e pastaj edhe atij botëror” theksoi për Kosova Boxing trajneri Bufi.

Zenunaj ishte mjaft i gëzuar me këtë triumf. “E kisha paramenduar se do të fitoj me KO, dhe këtë e realizova. Pas këtij triumfi jam shumë i lumtur” thekoi Zenunaj.

Përballja e radhës do të jetë me 1 Dhjetor kur do të sfidon titullin e Belgjikës. “Jam duke u përgatitur për sfidën e radhës ku do të jetë e vlefshme për titullin e Belgjikës. Shpresoj të fitoj dhe të fitoj titullin e Belgjikës” tha në fund Zenunaj për Kosova Boxing.

Në këtë mbrëmje u paraqit edhe boksieri tjetër shqiptar Adnan Salihu. Salihu 10-4-0 (5 KO) mposhti hungarezin Jozsef Garai 2-8-1 me vendim unanim pas 4 raundeve.

Përgatiti:
Artan Vërbica
28 Tetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.