RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Granit Shala hap ekipin e tij Loxha Boxing Promotion

1 min read

Menaxheri Granit Shala i cili kishte nën menaxhim boksierin Armand Cullhaj ka marrë një tjetër drejtim dhe synim. Ai tani ka hapur kompaninë e tij promovuese në Gjermani me emrin e fshatit të tij “Loxha Boxing Promotion”. Ky synim i tij shkon edhe më larg ku Shala ka për synim që të hap klub dhe kamp të boksit edhe në Kosovë. “Kam marrë një vendim tjetër dhe qe disa muaj kam regjistruar kompaninë time të boksit nën emrin e fshatit tim Loxha Boxing Promotion. Synimi im do të jetë që këtë kompani të inkuadroj dhe t`a zgjeroj edhe në Kosovë, ose në Pejë por mund të jetë destinacioni edhe Prishtina” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Ai në të kaluarën ka menaxhuar boksierin Armand Cullhaj por rrugët këta të dy i kanë ndarë më parë. Tashmë Shala menaxhon boksierin gjerman Chriss Hermmann. “Kam në menaxhim boksierin Hermmann, ndërsa shumë shpejt do të marrë nën menaxhim disa boksier tjerë” tha Shala.

Mbrëmja e parë e tij si promoter i boksit do të jetë me 17 Nëntor në Ollimpiake Halle në Sylle. Duelin kryesor do të ketë boksieri i tij Chriss Hermmann kundër Ali Hasan Sadeh për titullin Global Boxing Council të kategorisë gjysmë të mesme.

Artan Vërbica
30 Tetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.