RTK

RTKLive
18 Mars, 2024

I riu Ardian Krasniqi drejt rrugës së suksesit

1 min read

Stili i tij, dukja, potencialin që po tregon i ngjason xhaxhait të tij Luan Krasniqit. Jo rastësisht Ardiani është duke shkëlqyer duke rritur rezultatet e tij ku ngadhënjimet e tij çdo ditë po shtohen.

16-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 19 meçe amatore duke fituar 17 përballje dhe duke pësuar 2 herë.

Në fundjavën që lamë pas Krasniqi mposhti kampionin e Gjermanisë për grupmosha të reja Kamil Bochina ku mbizotëroi në tre raunde. I riu Krasniqi ka arritur që më parë të shpallet kampion i republikës Baden-Württembergut ku mposhti kundërshtarin Kevin Ocker me rezultat 15 me 5.

“Ai ka sytë shqiponjë sikurse xhaxhai i tij Luan Krasniqi. Unë jam i habitur dhe mahnitur me suksesin e tij që ka arritur për dy vite, duke kaluar çdo parametër. Ai është i mirë teknikisht deri sa punon shumë bukur me këmbë dhe grushton mjaft fortë” theksoi Albert Weichert trainer i parë i klubit Rottweill.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptar që nga fillimi që po gjurmon karrierën e Krasniqit. Ai me duelet e para po shkëlqen dhe sukseset e tij në të ardhmen do të janë shumë të mëdha.

Foto: Kosova Boxing

Artan Vërbica
30 Tetor 2012

3 thoughts on “I riu Ardian Krasniqi drejt rrugës së suksesit

  1. jam ka quditna me ket kosovaboxing veq jashtit boxerat pi qet ktu kosovaboxing zdi qka si qitnii edhe do boxera kosoves ka shum tfort amateraa si gazmend gashii burim hasani liridon zeqiri

  2. kosova ka shum talenta ne boxin amator kur si qit kete webfaqeee si gazmend gashi , burim hasani , liridon zeqiri njo i jashtit ja ka nis boxit nashta 3-4 muj menjeher me qit kosovaboxing zdi tybe veq na si shtet kur skena me perparuu gjith tonin e kenaa qu posht per shkijee edhe njerz t’huj

  3. Shume gabim e keni z.Shefqet me krahasu Ardian Krasniqin me shkije shum keqe, ky djalosh e meriton me shkrujt per te.
    E sa i perket bosereve te Kosoves si Gazmend Gashi, Burim Hasani e Liridon Zeqiri respekte se jane bokser shume te mire dhe sa e di une qe e percilli Kosovaboxing shum qdoher keta quna te shkelqyer kur boksojn percillen nga kosovaboxing dhe shkruhet per ta, por fatkeqsisht kta quna spo kan shansen te boksojn shpesh sa duhet…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.