RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Klitschko dërmon Adamekun, duke fituar me TKO 10

2 min read

Wroclov, Poloni, 10 Shtator 2011 – Nuk ka pasur aspak rëndësi për Vitali Klitschkon të boksoj para 40 000 shkuesve polak në stadiumin e mbushur në Wroclav në Poloni, që është ndërtuar për kampionatin evropian në futboll për vitin e ardhshëm 2012. Klitschko sonte tregoi edhe një herë se sa i fuqishëm është edhe përkundër se ka  mbushur 40 vjet në muajin Korrik, por për të nuk ka rëndësi sepse ai po bokson në mënyrën më të mirë. Atë që e kishin prediktuar të gjithë, doli që të ngjaj, pasi Adamek shumë më i shkurt dhe me vetëm 98 kg, vështirë e kishte ta mposht Klitschkon shumë më të madh dhe më të fuqishëm. Klitschko dominoi plotësisht në të gjitha raundet, që nga fillimi e deri në mbarim, deri sa gjyqëtari Massimo Barevecchio ndali meçin e një anshëm në raundin e 10-të. Adamek duroi shumë por kjo ishte e tërë që arriti të bëj përballë Klitschkos. “Adamek është boksier i mirë, me nofull të fortë dhe me karakter të fortë. Ai është boksier kualitativ, por jo boksier për kategorinë e rënd pasi nuk e ka asnjë predspozitë për peshën e rënd, as gjatësinë as peshën” theksoi Klitschko. Pas këtij meçi Klitschko i madh do t`i bëj ofertë David Haye për një meç, por kjo do të shifet se a do të pranohet nga britaniku, cili disa muaj më parë humbi nga Wladimiri me vendim unanim. Meçi Vitali Klitschko dhe David Haye do të sillte edhe një meç interesant dhe atrkativ, por kjo do të shifet se a do të ndodh.

Kosovaboxing.org
11 Shtator 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.