RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Parashikimi Klitschko apo Adamek ?

2 min read

Të shtunden në Wroclav të Polonisë, para 40 000 shikuesve, Vitali Klitschko do të mbroj titullin e kampionit të botës në versionin WBC, kundër Thomasz Adamek. Kjo do të jetë sprova më e forta deri më tani për ukraianisin, pasi që bokson para shikuesve të flakt polakë që do t`a përkrahin gjatë gjithë kohës. Në këtë atmosferë impozante e cila pritet të zhvillohet, nuk do të mungojnë edhe tifoz nga Ukraina të cilët janë shtet fqinjë me Poloninë, dhe një numër i madh i tyre do t`ia mësyjnë Polonisë. Dueli Klitschko dhe Adamek do të zhvillohet në ambient të hapur në stadiumin e qytetit Wroclov, dhe parashikohet të jetë më i madhi sa i përket shikuesve, nga viti 1974 kur u zhvillua meçi Ali dhe Forman në Zairë të Afrikës që mblodhi me shumë se 50 000 shikues. Nga parashikimet e para të expertëve dhe analistëve botëror, Vitali konsiderohet favorit ndaj Adamek edhe pse dueli zhvillohet në Poloni. Shumë ekspertë nuk besojnë se Adamek mund t`a mposht Klitschkon, por nga mendimi ynë personal, meçi do të jetë i përafërt dhe i paparashikueshëm sepse Adamek ka cilësi të boksierit të mirëfillt dhe do të ketë rastet dhe gjasat e tij për tu shëndruar në hero kombëtar i Polonisë. Epersia i Klitschkos do të jetë aty ku ai është boksier natyral i kategorisë super të rënd dhe që nuk është rastësisht kampion bote, ndërsa Adamek ka qenë kampion bote në kategoritë gjysmë të rënd dhe atë të rënd, por si do të arritë të bëj diçka tani në kategorinë super të rënd, do të shofim, dhe këtu expertët i japin përparsi Vitalit. Sonte në matjet zyrtare Vitali Klitschko ka dal 110.2 kg, ndërsa Tomasz Adamek 12.2 kg më pak, 98 kg. Këtu është epersia e Klitschkos ku mund të jap fituesin. Dueli Klitschko dhe Adamek do të emitohet në TV gjerman RTL nga ora 22:30. Si gjithëherë në komentim dhe analizë për TV RTL do të jetë legjenda i boksit tonë Luan Krasniqi.

Kosovaboxing.org
9 Shtator 2011

2 thoughts on “Parashikimi Klitschko apo Adamek ?

  1. Me fal shum zotri Artan,
    krejt po me pelqen faqja juaj, super cdo gje ne rregull. Me besoni sot do te kemi nji balancim mes fitores pa dyshim asht Ademek 100%, por ne fund nuk me pelqej qe e pasni shenue legjenda Luan Krasniqi, kurse nuk asht legjend. ju flm shum per Luanin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.