RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Nuri Seferi kundër Tony Ingilerest ndërsa Sefer Seferi kundër Zoltan Petranyi me 24 Shtator

2 min read

Vëllezërit Seferi kanë mësuar kundërshtarët e tyre për përballjen e 24 Shtatorit në Gostivar. Lajmin për Kosovaboxing.org e ka bërë menagjeri i vëllezërve Seferi, Islam Shaqiri i cili posa kreu edhe nënshkrimin formalitetin definitiv për gjetjen e kundërshtarëve, ai bëri këtë lajm eksklusiv për ne. “Sapo firmosa për kundërshtarët e Nuriut dhe Seferit. Kundërshtarët janë të denjë dhe do të shohim boks cilësor me 24 Shtator. Tani na mbetet të punojmë rreth organizimit dhe gjithçka do të jetë e përkryer deri me 24 Shtator” deklaroi Shaqiri për kosovaboxing.org.

Kundërshtari i Nuriut do të jetë Tony Ingilerest i cili ka 10 ndeshje, 10 fitore (4 KO). Ai është nga Belgjika dhe është 36-vjeçar dhe deri më tani është i pamposhtur në boksin profesionsit. Ai ka edhe të kaluar të sukseshme në boksin amator ku ka qenë disa herë kampion i Belgjikës. Pra Ingilerest është kundërshtar i denjë dhe do të shfaq një duel të bukur me boksierin tonë me 24 Shtator, por para vetes ka Nuri Seferin gjë që do ta ketë të vështirë.

Sefer Seferi i cili karierën e tij është duke e ndërtuar ngadal por sigurt, para vetës do të ketë boksierin e mirënjohur hungarez Zoltan Petranyi. Hungarezi deri më tani ka zhvilluar 66 meçe profesioniste, ku ka shënuar 46 fitore (15 KO) dhe 20 humbje. Fitorja e Seferit ndaj tij do ta rrit më shumë në rang lista botërore, pasi Petranyi klasifikohet shumë lartë në të gjitha versionet botërore. Ky meç do të jetë i vlefshëm për brezin botëror OPBU- Oriental Profesional Boxing Union.

Kosova Boxing falenderon Sakiri Boxing Event për lajmin ekskluziv. Kosova Boxing do të jetë e pranishme në mbrëmjen e 24 Shtatorit në Gostivar ku do t`ju sjell lexuesve rrjedhjen e meçeve nga vendi i ngjarjeve. Sakiri Boxing Event poashtu fton sa më shumë spektator me 24 Shtator dhe biletat mund të rezervohen nëpërmjet telefonave, faxeve, apo edhe emailave. Këto janë adresat kontaktuese :

Mob. Maqedoni : +389 72 208 525
Mob. Gjermani : +49 151 155 65 643
Mob. Kosovë : +377 44 297 260
FAX : +389 42 218 620
E-Mail : sakiri.boxingevent@hotmail.com

Kosovaboxing.org
3 Shtator 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.