RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Gjithçka e gatshme për turneun “Rasim Kiqina”

2 min read

Prishtinë, 3 Shtator – Sot në shtëpinë e sporteve në Prishtinë, në një konferencë për media, Këshilli Organizativ i turneut Tradicional te boksit “Rasim Kiqina” në përbërje, Dr. Gani Halilaj, Dibran Fylli, Agim Tahiraj, Artan Verbica dhe Avdush Cakaj, kanë bërë të ditur detajet rreth organizimit të këtij turneu, i cili do te mbahet  këtë të shtunde duke filluar nga ora 18:00 ne sheshin “Fehmi LLadrofci” në Drenas.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet për turneun tradicional te boksit “Rasim Kiqina” i cili është i katërti me radhë, ku njëherit kemi ftuar boksier nga shtetet fqinjë, siq janë Bosnja e Hercegovina, Mali i ZI, Maqedonija,  si dhe boksier nga Shqipëria dhe Kosova. Në këtë turne me trofe do te nderohet boksieri më i mirë, boksieri me teknik dhe qifti më lutarak. Duhet theksuar se trofeu është punuar në Kosovë dhe është trofe special vetëm për ketë turne. Ky organizim do të jetë madheshtor pasi që mbahet me vetë faktin për nder të një deshmori të madh siç është Rasim Kiqina, andaj i ftoj të gjithë sportdashësit e në veqanti adhuruesit e boksit që të vinë te shofin një turne të mirë dhe të vinë në Drenicën Adem Jasharjane “ ka thën Dibran Fylli, njëri nga organizatoret e këtij turneu.

Më pas Agim Tahiraj organizator njëherit dhe trainer, ka thënë: “Në këtë turne pritet të ketë boks cilësor dhe do të ketë vërtet përballje të mira, ku në mesin e këtyre meçeve do të mbahet edhe dy meçe në kategorinë e femërave” ka thënë Tahiri.

Poashtu edhe sekretari teknik i Fboxk – Latif Demolli bëri të ditur se me turneun “Rasim Kiqina” fillon edhe sezoni vjeshtor i kalendarave zyrtare të Federatës së Boksit të Kosovës.

Ndërsa krejt në fund Kryetari i klubit te boksit Drenasi,  Dr. Gani Halilaj së pari falenderoj MKRS-n për përkrahjen e dhënë për turneun tradicional. Ai tha :  ”Presim meçe sa më cilësore në këtë turne, e njëherit ftoj adhuruesit që të janë në masë të madhe në këtë turne, pasi qç siç dihet në këtë turne adhruesit nga qyteti i Drenasit gjithëherë kanë qenë në masë të madhe, dhe presim që kësaj here të kemi edhe më shumë shiukues.

 Avdush Cakaj
2 Shtator 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.