RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Zhuta synon medalje në Azerbejxhan

2 min read

Zagreb, 31 Gusht 2011 – Boksieri ynë shqiptar nga Struga, Fatlum Zhuta i cili përfaqëson Maqedoninë, është duke kaluar përgaditjet e fundit për kampionat botëror që fillon me 22 Shtator në Baku të Azerbejxhanit. Zhuta gjendet së bashku me koleget e tjerë poashtu që do të marrin pjesë si Veli Mumin 52 kg dhe Primislav Dimovski në +91 kg, ndërsa Zhuta bokson deri në 75 kg. I pyetur për përgaditjet dhe nivelin e tij, Zhuta përgjigjet:”Jemi qe katër ditë në Zagreb ku kemi kushte optimale për përgaditje dhe sparring. Të gjithë na kanë pritur shumë mirë e veçanërisht selektori i Kroacisë, Leonard Pijetraj i cili ka preardhje shqiptare dhe ka tjetër konsideratë për mua” theksoi Zhuta. Përfaqësuesja e Maqedonisë do të qëndrojë deri me datë 15 Shtator në Zagreb ku më pastaj do të marr rrugën drejt për Baku, të qetë për pjesëmarrje ku presin rezultate të mira. “Gjithëmon kaloj pengesë e parë dhe të dytë, dhe shpresoj që edhe kësaj radhe të kam fat dhe të arrijë të marr medalje. Jam më i pjekur se kurr më parë dhe shpresoj të arrijë qëllimin që kam. Nëse fitoj medalje atëhere siguroj edhe vendin për Lojrat Olimpike në Londër 2012” deklaroi Zhuta për Kosovaboxing.org. Në përgaditje në Zagreb gjenden edhe përfaqësuesje e Bosne e Hercegovinës dhe ajo e Cekisë. Kosova Boxing si çdo herë do t`ju sjell ethet dhe emocionet dhe të rejat nga kampionati botëror.

Artan Vërbica
31 Gusht 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.