RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Arslan apo Herelius do të jetë fitues ?

1 min read


Foto : Eroll Popova

Të shtunden me 3 Korrik në Porsche Arena në Stuttgard do të zhvillohet dueli Firat Arslan dhe Steve Herelius. Ky do të jetë rikthimi i i Arslan pas afër 20 muajve. Arslan që nga humbja e titullit e kampionit botëror nga Guillermo Jones më nuk ka zhvilluar ndonjë duel. Firat Arslan 29-4-1 (18 KO) do të luftoj për titullin Interim WBA “Cruserweight” dhe do të mund të shohim më pastaj revanshin përsëri me Guillermo Jones. Mirëpo mbetet të shifet nesëe se si do të duket me Steve Herelius 19-1-1 (11 KO).  Herelius gjatë karierës së tij ka vetem një humbje nga Albet Sosnowski.

Në këtë mbrëmje do të zhvillohen edhe disa parameçe interesante ku Ina Menzer do të mbrojë titujt e kampionit botëror të versioneve WBC, WBO, WIBF, kundër Jeannine Garside. Jack Kulcay do të boksoj me Omair Siala, Rachim Tschachkije me Lukazs  Rusiewicz dhe Matt Zegan kundër Araik Sachbazijan.

Kosovaboxing.org ju sjell këto  foto të cilën i ka zhvilluar foto-reporteri ynë shqiptar, Eroll Popova. Duelin Arsan dhe Herelius mund t`a shiqoni në televizonin ZDF nga ora 22:15.

Artan Vërbica
2 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.