RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Herelius fiton titullin WBA Interim

2 min read

Foto : Eroll Popova

Porsche Arena, Stuttgard, Gjermani, 3 Korrik 2010 – Steve Herelius 20-1-1 (11 KO) ka realizuar fitore me TKO 11 ndaj Firat Arslan. Franqezi Hereliuz edhe pse ishte disavantazh ndaj turkut Arslan, ai në raundin e 11-të shpërtheu duke i dhënë disa goditje mjaft të forta. Në përfundim të raundit të 10-të Arslan nuk mundi më të ecte të shkonte tek qoshi i tij, ai më pastaj nuk kishte as forcë që të ngritet më, gjë që u largua nga ringu me lese duke e dërguar në spital. Me të dhënë ndihmën e parë, Arslan u pa që nuk kishte pësuar ndonjë lëndim serioz dhe ai menjëher kërkoi revansh kundër Herelius. Me te gjatë gjithë kohës ishte boksieri ynë Luan Krasniqi i cili edhe në ring u pa se ishte mjaft i shqetësuar për shokun e tij. Arslan tash 39-vjeçar duhet ti thotë mjaft më boksit se janë vitet që janë bërë shumë edhe pse ai tregoi cilësi të lartë në Stuttgard.

Kanadezja Jeannine Garside 10-3-1 (4 KO) ka mposhtur gjermanen Ina Menzer 26-1-0 (10 KO) me vendim unanim pas 10-raundeve. Garside ishte bindshëm më e mirë duke i shkaktuar humbjen e parë gjermanes Menzer. Gjyqëtarët e vlerësuan duelin 98-92, 96-94 dhe 96-94 për kampionen e re botërore në versionet WBO dhe WBC, Jeannine Garside.

Kampioni botëror në boksin amator Culcay Jack 5-0 (3 KO) shënoi edhe një fitore në boksin profesionist. Ai mposhti Omar Siala 12-13-2 (3 KO)  me vendim unanim pas 6-raundeve. Ndërsa kampioni olimpik Rachim Tschachkijew 6-0 (5 KO) dominoi në luftën kundër Lukazs Rusiewicz me vendim unanim pas 6-raundeve.

Kosovaboxing.org
4 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.