RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Pasqual dhe Dawson takohen me 14 Gusht

2 min read

Kampioni i botës në versionin WBC, Jean Pasqual 25-1-0 (16 KO) do të mbrojë titullin e kampionit botëror kundër ish-kampionit botëror, amerikanit Chad Dawson 29-0-0 (17 KO). Kanadezi Pasqual ka fituar titullin e WBC-së vitin e kaluar pikërisht kur Chad Dawson la titullin e WBC-së vakant. Ai mposhti kanadezin tjetër me origjinë romune Adrian Diaconu me vendim unanim. Më pastaj Pasqual mposhti Silvio Brancon me TKO 10. Mbrojtjen e dytë të titullit Pasqual e fitoi sërish në revansh me Adrian Diaconu ku përsëri e mposhti me vendim unanim.

Chad Dawson la titullin WBC për të boksuar me legjendën Antonio Tarver për titullin IBF. Dawson mposhti Tarverin me vendim unanim. Pas kësaj u zhvillua revanshi prapë  Dawson dhe Tarver ku përsëri Dawson doli fitues. Dawson dëshiroi Pasqualin por ai u desht që të mposht Glen Johnson për Interim WBC titull për të ardhur tek rasti të sfidoj Pasqual, dhe ja tani do të zhvillohet ky meç që do të jetë dueli më interesant i vitit 2010. Ring Magazine e ka përzgjedhur këtë duel si meçin e vitit në kategorinë gjysmë rënd. Bota do të shoh një fitues me 14 Gusht. A do të jetë Pasqual apo Dawson, do të shohim. Edhe për ne është interesant sepse boksieri ynë Elvir Muriqi është i ranguar mirë në versionin WBC ku gjindet në vendin e 10-të. Muriqi ende nuk ka boksuar asnjë meç këtë vit mirpo ka kohë që po pret rastin për ndonjë sfidë.

Artan Vërbica
28 Qershor 2010

2 thoughts on “Pasqual dhe Dawson takohen me 14 Gusht

  1. Mendojq e Elvir Muriqi se shpejti do te ndeshet per Titullin WBC pasi qe prej fillimit te ketij viti ka marrur kontrat menagjimi te mbreti i boksit Don King dhe sigurisht qe do ta nxjerr ne nje dule te madh kete vit me bokseret e famshem Chad Dawson , Tavoris Cloud , Jurgen Brahmer pse jo edhe me legjenden e gjall Bernard Hopkins i cili u turperua dy here nga talenti i jashtzakonshem JErmain Taylor i cili per momentin eshte duke pauzuar dhe ka hequr dor nga turenu Super Six . Une personalisht kam shpresa te medha tek ky bokser i cili pa dyshim ne nje te ardhme te aferme do ta ngrit lart titullin e madhe te WBC ku me tej sigurisht nuk do te mungojn duelet e mdhaja per ndonje unifikim te titujve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.