RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Ju sjellim më shumë rreth duelit Seferi dhe Siproshvili

2 min read

Nuri Seferi ka shënuar fitore historike dje në Vienë duke u kurorzuar me titullin WBO të Evropës. Njëkohsisht edhe vëllau Sefer Seferi fitoi titullin e parë në karierë, mjaft të vlefshëm atë WBF Intercontinental. Të dy ishin mjaft të gëzuar me këto të arritura. Data 26 Qershor shënon një datë historike jo vetëm për vëllezërit Seferi por edhe për gjithë kombin shqiptar, pasi këto të arritura e ngrisin vlerën tonë si komb nepër Evropë e Botë.

Nuri Seferi pas duelit ishte mjaft i gëzuar për fitoren e tij. Ai u shpreh për Kosovaboxing.org: “Ishte një duel mjaft i vështirë për mua. Nuk e kisha atë qetësinë shpirtërore pasi nga ana organizative nuk e gjeta në fillim. Ishte ndeshja më e rëndësishme në karierën time. Siproshvili ishte mjaft i papërshtatshëm dhe i fortë, por falë zotit të madh që më dha forcë, unë fitova këtë duel“ deklaroi Nuri Seferi.

Dueli i Nuri Seferit dhe Sandro Siproshvili ishte mjaft i afërt. Gjyqëtarët e vlerësuan ndeshjen kështu, Wilhelm Vogl 116-113, Erich Straub 116-114, Zoltan Enyedi 115-113. “Dua të falimenderoj të gjithë adhuruesit shqiptar që morrën rrugë nga çdo pjesë nga gjithë Evropa për të më përkrahur “ tha në fund Nuri Seferi për Kosovaboxing.org.

Kosovaboxing.org ju sjell edhe disa fotografi nga dueli i fundit i Nuri Seferit me Sandro Siproshvili.

Kosovaboxing.org
28 Qershor 2010

4 thoughts on “Ju sjellim më shumë rreth duelit Seferi dhe Siproshvili

  1. Me vjen mire qe Nuriu ka fituar kete titull por mendoj qe Nuriu do te fitoj edhe tituj te tjere,pasi qe edhe i meriton se eshte nje punetor i mire dhe besoj se do te stoliset edhe me tituj te verzioneve te tjera dhe te mbrrij ne titujt me te lart te kategoris se ti.

    urime e vetem perpara e suksese,per ju Nuri dhe po ashtu dhe per juve redaksi qe qdo dit na sjellni risi dhe lajme te reja e te mira per boksin shqiptar.

  2. urime nuri ishalla sa ma shpejt kampion bote ti me gjeth vllaun tond ju uroj fat ne jet tedyve tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.