RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Zhuta fiton të artën në turneun “Hakija Turilliç”

1 min read

Boksieri ynë nga Struga e Maqedonisë, Fatlum Zhuta ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Hakija Turilliç” në Sarajevë. Zhuta në gjysmëfinale u takua me boshnjakun Fadil Pasalliç të cilin e mposhti me rezultat të thellë 12-2. Në finale Zhuta u takua me boksierin nga Katari, Nabah Hzam, të cilin e mposhti me rezultat 10-6. Ky triumf e forcon edhe më shumë Fatlum Zhutën para kampionatit evropian që fillon me 15 Qershor në Antalija të Turqisë. Ky është triumfi i pestë në katër turnet e fundit nga Zhuta këtë vit. Zhuta fitoi 4 të arta dhe një të argjend. “Pas këtij triumfi pres të përgaditem për everopian dhe të mos rezikoj në ndonjë turne, se mund të pësoj ndonjë lëndim” theksoi Zhuta për Kosovaboxing.org. Të pranishëm në Sarajevë ishin edhe dy zyrtarët tonë të FboxK-së, Mehmet Bogujevci dhe Latif Demolli, të cilët ishin ftuar si musafir.

Kosovaboxing.org
11 Maj 2011

6 thoughts on “Zhuta fiton të artën në turneun “Hakija Turilliç”

  1. Kampionati Europian Zhvillohet ne Kryqytet te Turqis ANKARA..e jo ne Antalija

  2. Me te than te drejten nuk e kan ndrruar lokacacionin qysh se esht marre vendimi per te mos u zhvilluar ne Sofia te Bullgaris por ne Ankara te Turqis me saktesisht 07.03.2011…por gjithsesi jam dakort me ty persa i perket kushteve me bollek qe kane per te perballuar nje kampionat europian… te pershendes…

  3. urime fatlum dhe shpresoj se dhe ne kampionatin europian do te na gezosh me ndonji medalje,je punetor i madh e shpresoj ne aftesit tuaja dhe vetem perpara e me u kthye me nje medalje nga Turqia

  4. Ne fillim ka qene e parapare qe te mbahet ne Baku te Azerbejxhanit, por ata nuk ishin te gatshem dhe ja Turqia fitoi kete organizim qe kane mekanizmat per cdo gje. Kjo besoj do jete e mireseardhur per Shqiperine pasi ne kohet e fundit kemi bashkepunim te mirefillt me ta ne shume fusha, jo vetem ne Sport. Vitin e kaluar treguan respket te madh per ne ne turneun Ahmet Comert.

    Kam ndegjuar qe edhe Shqiperia kishte derguar nje shkrese ne EUBC per ta marr organizimin e kampionatit evropian, nuk jam i sigurt qe kjo eshte e vertet, mirepo do te ishte mire, sepse kam bindjen qe ndryshe do te mendojne ne te ardhmen per ne.

    Shqiperia ne vitet e fundit ka shenuar ngritje te madhe ne boks dhe besoj ne suksesin e kombetares sone. Te gjithe ne perkrahje te cdo shqiptari .

  5. flm per urimet Artan…se harrume krejt me uru Fatlumin per fitoren duke u marre me disa probleme qe nuk jane shume te rendesishme, por une deshta me ta dhan thjesht ate informacion e vendit organizativ per ty dhe per lexuesit qe te din me saktesi se ku zhvillohet Kampionati Europian…ndoshta nuk me takon po thjesht e thash…ndoshta jam edhe gabim…te pershendes…

    Jo jo nuk je gabim, se dhe ne ndonje here gabojme, edhe pse EUBC me kane thane ne Antalya, ndersa ende nuk ka dicka zyrtare se ne cilin vend do te mbahet saktesisht, por ne Turqi po, po sic the edhe ti, kjo nuk ka ndonje problem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.