RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Azize Nimani triumfon ndaj Ayse Yavuz

2 min read

Këtë vikend që lamë pas përfaqësuesje e Gjermanisë zhvilloi një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Turqisë në konkurrencën e femrave. Protagoniste kryesore e kësaj ndeshje miqësore ishte ajo ndërmjet boksierës sonë e cila mbron ngjyrat e Gjermanisë, Azize Nimanit dhe reprezentueses së Turqisë, Ayse Yavuz. Boksierja jonë perspektive e cila vështrohet nga i gjithë shteti gjerman dhe presin medalje në Lojrat Olimpike 2012 në Londër kishte punë të vështirë, pasi përball kishte fituesen e medaljes së bronzt në kampionatin evropian me 2006 në Porto Torres të Italisë. Edhe pse turkja Yavuz ishte favorite në këtë ndeshje, 18-vjeçarja Nimani arriti ti përmbush objektivin e ndeshjes duke ngadhënjyer me meritë. Në raundin e parë dueli ishte i barazpeshuar ku raundi përfundoi 1 me 1. Në raundin e dytë dhe tre, Nimani tregoi cilësi dhe jo rastësisht gjermanët e konsiderojnë perspektiv dhe shpresë olimpike duke dërmuar turken Yavuz me rezultat të thellë 10 me 2. Ky triumf për Nimanin do të jetë një shtyerje për të ardhmen pasi ajo do të synoj medaljen e artë në Londër. Nimani bokson në kategorinë deri 50 kg.

Se sa janë gjermanët serioz rreth të ardhmës së Azize Nimanit na tregon fakti dhe serioziteti dhe puna që bëhet me Nimanin. Azizja është duke kaluar të shumtën e kohës në kampin stërvitor olimpik në Heidelberg, ku Nimani edukohet, stërvitet, dhe zhvillon të gjitha sipas planit edukativ që të jetë e përgaditur sa më mirë për Londër. Nimani do të vazhdoj të jetoj në Heidelberg deri në fillimin e Lojrave Olimpike verore që fillojnë vitin e ardhshëm. Nimani herë pas here stërvitet edhe në Berlin, ku edhe në klubin e boksit Saurland ka trajtim të veçant për boksin. Kosova ende gjendet në vështirësi të pamvarsimit të sportit dhe pjesëmarrjes në Lojrat Olimpike Londra  2012, por Azize Nimani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët vitin e ardhshëm dhe do të krenohemi me te.

Artan Vërbica
10 Maj 2011

2 thoughts on “Azize Nimani triumfon ndaj Ayse Yavuz

  1. azizja eshte femer e talentuar e dashur dhe simatike e zemer mir prandaj nga thellsit e zemres i uroj shendet e sukse dhe gjitha tmirat ne jet ,eshte nje femer qe sakrifikon dhe meriton suksese ne jet ,te dua zemer , je yll

  2. urime,e po ashtu shpresojm se Azizja do te jete nje kampione europiane,dhe po ashtu dhe ne shpresojm se do te kthehet me medalje nga Londra ne vitin 2012.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.