RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Xhilla vazhdon me fitore

1 min read

Agron Xhilla ka shënuar fitore ndaj serbit Dushan Pashiç me TKO 2. Në prani të 200 shikuesve Xhilla filloi mjaft mirë meçin me ofansivë nga raundi i parë ndonëse Pashiç punonte në mënyrë mbrojtëse por u shifke se ka atë përvojën e boksierit të vjetër. Raundi i parë u përmbyll me avancim nga Xhilla. Në raundin e dytë Xhilla shtoi agresivitetin duke dhënë mjaft goditje të forta, deri sa traineri i Pashiç hedhi peshkirin si shenjë dorëzimi. Kjo i kënaqi të pranishmit që ishin prezent të cilën duartrokiten fitoren e Xhillës. Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe dy boksierët tanë Haxhi Krasniqi dhe Fatjon Murati të cilët kishin ardhur të përkrahin boksierin tonë. Kjo ishte fitorja e 9-të (6 KO) për Xhillën karshi një humbje. Në këtë mbrëmje u paraqitën edhe Shefat Isufi dhe Shendrit Hotnjani. Isufi 2-0-2 (1 KO) për kundërshtar pat poashtu një kundërshtar serb i cili ishte debutues, Nenad Kovaç të cilin e mposhti me ndërprerje në raund të parë. Hotnjani 7-1-1 (3 KO) mposhti gjermanin Dieter Geis 0-2, me ndërprerje në raund të parë. Pra ishte një paraqitje e sukseshme nga boksierët tanë.

Kosovaboxing.org
11 Maj 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.