RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Qato humb betejën padrejtësisht

2 min read

Bethnall Green, Londër, Angli, 15 Maj 2011 – Mbrëmë në Londër është paraqitur boksieri ynë Kreshnik Qato kundër anglezit Gary Boulden. Pas një beteje të rreptë në 10 raunde, fitues padrejtësisht doli Boulden me rezultate të ngushtë 96-95. Meçi ishte i vlefshëm për titullin “Southern Area Title” ku humbi për një nuancë të vogël. Redaksia jonë Kosovaboxing.org gjatë ditës së sotme ka marr disa emaila ku thuhet se Qato ishte vjedhur dhe humbja e tij nga anglezi Boulden ishte e pamerituar. Qato edhe më parë ka fituar titullin “Southern Area Title” ku e fitoi për herë të parë në vitin 2006. Ky nuk është titulli i vetmi që ka fituar Qato, pasi që ai fitoi mjaft tituj të çmuar në boksin profesionist. Sukseset e tij të bujshme filluan me 2004 kur sfidoi titullin “WBA Intercontinental” duke ngadhënjyer në Ukrainë ndaj Valdimir Zavgorodny me vendim unanim. Pastaj titullin  “Southern Area Title” e fitoi me 2006 kundër Simeon Cover në Angli, poashtu me vendim unanim në dhjetë raunde.  Pas këtyre dy titujve të vlefshëm Qato fitoi brezin e më të mirit të Bashkimit Evropian, titullin “EBU-EE, European External European Union” titull shumë i çmuar, i cili vlerësohet më i larti pas EBU-së në Evropë. Titullin WBF “World Boxing Federation” e fitoi me 2009 në Gjermani pas një lufte të fortë me Fabio Liggieri. Pra të gjitha këta tituj kanë peshën e vet, ndëra mendojmë se Qato do vazhdoj të fitoj në të ardhmen. Shumë adhurues shqiptar mbrëmë qoftë nga Shqipëria apo Kosova, por edhe nga viset tjera edhe pse humbi, brohoritën emrin e tij dhe e përkrahën para meçit, gjatë dhe pas meçit. Besojmë se kjo humbje do t`a forcojë edhe më shumë në të ardhmen.

Artan Vërbica
16 Maj 2011

2 thoughts on “Qato humb betejën padrejtësisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.