Sherifi ngjitet në ring me 28 Maj
1 min readSevdail Sherifi do të ketë meçin e radhës me 28 Maj në qytetin Bad Ragaz të Zvicrës. Sherifi për kundërshtar do të ketë boksierin algjerian Rachid Raad i cili në karrierën e tij ka zhvilluar tre meçe profesioniste ku ka shënuar një fitore (1 KO) dhe ka pësuar dy humbje. Meçin e fundit Sherifi e zhvilloi në Prishtinë ku shënoi fitore ndaj boshnjakut Elvir Behlulovic me TKO 4. Sherifi tregoi performancë të mirë ku knaqi të pranishmit në kryeqytet. Ai pas këtij dueli pritet të zhvillon edhe një meç tjetër me 13 Qershor në Cyrih, ku legjenda e boksit tonë Aziz Salihu do të jetë organizator. Për Sherifin kjo verë duket të jetë e ngarkuar pasi që në muajin Korrik, Sherifi do të paraqitet edhe në vendlindjen e tij në Preshevë. Bilanci i tij momental është 5-1-1 (5 KO), por ai është duke ecur me hapa të sigurt reth ngritjes së tij. Në mbrëmjen e 28 Majit është parashikuar të boksoj edhe boksieri ynë Disarjot Gashi, por ai nuk do të boksoj pas disa mosmarrveshje me menagjerin e tij. Ish-kampioni i Kosovës, ku njifet mjaf shumë në Kosovë por edhe më gjërë, sikurse Sherifi dhe disa boksier tjerë të talentuar, ka të ardhme të ndritur në boksin profesionistë.
Artan Vërbica
19 Maj 2011
Suksese Sherifi je i mrrekullushem !