Zhuta fiton ndaj McCoy me ndërprerje në raund të tretë
1 min readTwin River Center, Lincoln, Rhode Island, 19 shkurt 2016 – Bosksieri shqiptar nga Maqedonia, Fatlum Zhuta i cili ka vazhduar karrierën e tij profesionale në SHBA, duke shënuar një tjetër fitore bindëse. Ai kësaj radhe ka mundur me nokaut amerikanin Greg McCoy. Dueli Zhuta McCoy është zhvilluar në kategorinë super të mesme. Kjo ishte edhe një luftë shumë e rëndësishme për boksierin nga Veleshta e Strugës i cili po tregon po vazhdon drejt rejtingut në kategorinë super të mesme. Meçi është zhvilluar në Rhode Island, ndërsa një numër i madh i shikuesve kishin ardhur për të përcjellë luftën e “Golden Albanian Boy”, i cili ka mahnitur të gjithë njohësit e boksit në SHBA.
Zhuta shumë mirë e kishte filluar luftën, duke dominuar që nga raundi i parë, ndërsa që gjithçka të jetë në përsosshmëri, ai dha gjithë forcën e tij në raundin e tretë kur edhe nokautoi kundërshtarin.
Për Zhutën kjo është fitorja e tretë në karrierë (3 me KO) karshi një barazimi në katër meçe të zhvilluara në boksin profesionist. Ndërsa amerikani McCoy pësoi humbjen 6-të në karrierë, karshi 3 fitoreve dhe një barazimi.
E faleminderojmë kolegun tonë Hajrush Mani nga PortAlb.Mk për materialin e përgatitur për Kosova Boxing.
www.kosovaboxing.org
20 shkurt 2016