Triumfojnë vëllezërit Halili
1 min readEnver dhe Skender Halili kanë triumfuar në dy evinimente të ndryshme. Enveri në Black Bear Casino në Carlton të Minesotas mposhti amerikanin Anthony Abruzzesse 4-5-0 (3 KO) me vendim unanim pas katër raundeve. Enveri dominoi meçin që nga fillimi deri në fund duke fituar pastër, dhe tani ka bilanc prej 8 fitore (2 KO) në po aq meçe të zhvilluara në boksin profesionist.
I suksesshëm ishte edhe vëllai më i vogël, Skenderi. Skenderi boksoi në Atlantic City në New Jersy. Ai pati kundërshtar të vështirë si Anthony Young 11-2-0 të cilit i pësoi humbjen e dytë në karrierë.
Skenderi boksoi menqur dhe me precizitet të lartë, ndërsa që grushtet e tij të fortë Young nuk arriti ti duroj më shumë se në raundin e pestë kur u gjet në dysheme duke mos mundur të vazhdoj meçin. Skenderi tani ka bilanc prej 9 fitoresh (9 KO) dhe një humbje në 10 meçe në boksin profesionist.
Artan Vërbica
19 shkurt 2016