Vëllezërit Halili boksojnë nesër dhe pasnesër
1 min read17 shkurt 2016 – Dy vëllezërit e talentuar, Enver dhe Skender Halili do të boksojnë nesër me 18 shkurt dhe pasnesër me 19 shkurt në dy qytete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Enver Halili 7-0 (2 KO) në Minesota të SHBA-ve do të përballet me amerikanin Anthony Abruzzesse 4-4-0 (3 KO). Ky meç do të zhvillohet në 4 raunde.
Ndryshe nga vëllai i tij Enveri, Skenderi do të boksoj në pjesën lindore të SHBA-ve, në Atlantic City në New Jersey. Skenderi 8-1-0 (8 KO) përball do ta ketë amerikanin Anthony Young 11-1-0 (5 KO). Ky meç poashtu do të jetë në 6 raunde.
Vëllezërit Halili kanë të ardhme të ndritur por do të janë duelet e tyre të këtij viti të cilat do të kanë peshën e ngritjes dhe ecjës tutje në vazhdim të karrierës së tyre.
Foto: Skender dhe Enver Halili me promoterin e njohur Bob Arum
Kosovaboxing.org
17 shkurt 2016