Keta mbron titullin WBC EuroAsia në Tiranë
1 min readAsllan Rusi, Tiranë, 19 shkurt 2016 – Në prani të më shumë se 1000 shikuesve, Mike (Gjetan) Keta ka mbrojtur titullin WBC EuroAsia për herë të tretë. Keta 20-3-0 (17 KO) mposhti turkun Turgay Uzun 40-26-2 (26 KO) me ndërprerje në raund të pestë.
Dueli ishte i një anshëm dhe dominim plotësisht nga boksieri ynë shqiptar, i cili Uzun nuk arriti të duroj më shumë se pesë raunde. Pas përfundimit të raundit të pestë Uzun dorëzoi meçin.
Keta renditet i 72-ti në botë nga boxrec.com dhe i dyti në Gjermani pas Nuhu Lawal në kategorinë e mesme. Lawal menaxhohet nga dy menaxherët shqiptarë Franc Ndue dhe Astrit Ademaj.
Foto: Altin Çelmeta
Kosovaboxing.org
20 shkurt 2016