Shemsi dhe Hysni Beqiri mbajnë seminar në klubin RIGORO në Prishtinë
1 min readKlubi i kikboksit dhe boksit, RIGORO, Prishtinë, 20 shkurt – Në prani të disa klubeve dhe shumë garuesve të rinj, njëri ndër kikboksierët më të mirë shqiptarë i të gjitha kohërave, Shemsi Beqiri dhe vëllai i tij, kampion i disa fishtë botëror Hysni Beqiri, kanë mbajtur seminar për të rinjët në klubin e kikboksit dhe boksit, RIGORO në Prishtinë.
Të dy vëllezërit kanë udhëtuar enkas nga Bazeli i Zvicrës, duke pranuar kërkesën e mikut të tyre Ridvan Vllasaliu, pronar i klubit RIGORO për të mbajtur këtë seminar në shërbim të kikboksierëve të rinj. Njëherit ky gjest i tyre është edhe motivim për ecurinë e sporteve marciale dhe ky le të mbetët një shembull për sportistët tanë të tjerë kulmor që i kemi.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte fotoreporteri ynë Shpend Ahmeti i cili sjellë këtë kronikë me fotografi. Kjo ngjarje do të emitohet në ditët në vijim në televizionin Klan Kosova.
Përgatiti: Shpend Ahmeti
Kosova Boxing Magazine – 21 shkurt 2016