27 shkurti mbledh kikboksierët më të mirë shqiptar në Winterthur të Zvicrës
1 min read“Illyrian Fight Night” do të quhet evnimenti i shqiptarëve më të mirë të ringut që do të zhvillohet me 27 shkurt në qytetin Winterthur të Zvicrës. Aty do të zbarkojnë emrat më të njohur që i kemi sot. Organizatorët e kësaj ngjarje, Bekim Kryeziu dhe Flamuar Kicaj kanë dizajnuar dhe emëruar titullin “Illyrian Fight Night” e cila ka vlerën e titujve botëror. Ndër emrat që do të sfidojnë titullin IFN do të janë Muharrem Hasani, Zyber Rudaj dhe Shkodran Veseli,
(I zgjedhur për dy vite rresht kikboksieri i vitit, 2014 dhe 2015 nga Kosova Boxing). Për titullin evropian WPKC do të dylufton Bashkim Selmani. Për titullin kontinental Herolind Krasniqi, si dhe për titullin e Zvicrës, Lulzim Hyseni. Në këtë ngjarje do të paraqitet edhe talenti i së ardhmës i kikboksit tonë, Hekuran Avdylaj, si dhe kikboksierët tjerë si Berat Osmani, Kreshnik Tolaj, Getuard Racaj, Valdrin Ingrishta, Aslan Muhadri, Kosovar Kicaj.
Kosovaboxing.org
21 shkurt 2016