RTK

RTKLive
15 Korrik, 2024

Zhuta fillon përgaditjet

1 min read

Fatlum Zhuta, njeri prej boksierëve më të mirë të Maqedonisë ka filluar përgatitjet për garat që e presin deri në fund të vitit. Strugani shpreson se do të tregon rezultate të mira. “Nga dita e hënë kam filluar me përgatitjet intensive, pasi që në vazhdim më presin dy gara shumë të rënda, ajo e ‘Gongut të Artë’ në Shkup dhe ‘Dorëza e Artë’ që mbahet në Serbi. Këto dy aktivitete do të jenë pas 2 muajve, dhe mendoj se deri atëherë do të kemi edhe ndonjë përgatitje me reprezentacionin e Maqedonisë”, pohoi Zhuta, i cili shtoi se edhe sivjet nuk ka ndonjë përkrahje të madhe financiare. “Në të shumtën e rasteve financohem vetëm, shpresoj se këtë vit do të kem përkrahje ma të madhe në këtë aspekt, pasi boksi kërkon përgatitje dhe ushqim të begatshëm”, tha për KosovaBoxing reprezentuesi i Maqedonisë, Fatlum Zhuta.

Avdyl Salihu
2 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.