RTK

RTKLive
14 Gusht, 2022

Exclusive: Intervistë me ish-boksierin e gjeneratës së artë të K.B. Prishtina, Abedin Lika

5 min read

Prishtinë, 27 Gusht 2010 – Njëri ndër boksierët më të medhenjë kosovar i cili shkroi faqet më të bukura të boksit shqiptar ka qenë Abedin Lika, fitues i shumë kampionateve të Kosovës, ish-Jugosllavisë dhe pjesmarrës i shumë kampionateve evropiane dhe botërore. Lika poashtu ka fituar shumë turne në ish-Jugosllavi, që kanë qenë ndër më të mëdha në evropë por edhe në botë, duke qenë edhe kampion ballkanik në vitin 1986. Lika ka qenë edhe njëri ndër boksierët kosovar që  me 1992 së bashku me Beqir Berishën dhe Afrim Majancin hapen klubin e boksit Prishtina dhe poashtu e pamvarsuan boksin e parë të republikës së Kosovës, duke mbajt gara nepër salla të shkollave e nëpër livadhe. Lika më pastaj emigroi në Gjermani në Stutgart në vitin 1993. Cilësin që kishte dhe emrin në botë e bëri që të integrohet menjëher në boksin gjerman në një klub në Stutgard “Schvabisch Team” si boksier dhe trainer. Aty gjeti boksierin tonë që ishte i panjohur për ne në atë kohë Luan Krasniqin ku e mësoi shumë gjëra të boksit. Gjeneratat e reja ndoshta pak e njofin mirëpo Abedin Lika i takon gjeneratës më të shquar të boksit shqiptar. Kosovaboxing.org shumë shpejt do t`a ketë profilin e Likës tek rubrika e “Legjendat” por edhe të shumë boksierve tjerë, si Nysret Rexhepi, Sami Buzolli, Beqir Berisha dhe Hilmi Hysenit.

Kosovaboxing.org : Përshëndetje të përzemërta nga stafi ynë i “Kosova Boxing” dhe faleminderit që gjetet disa minuta për ne.
Abedin Lika : Faleminderit, është kënaqësi. Ndoshta kam diçka që juve ju nevojitet.

Kosovaboxing.org : Abedin, juve ju takon një gjeneratë e boksit të Kosovës ku shumë boksier të shquar u pensionuan, si Bajram Hashani, Nazif Gashi etj dhe ju ishit ata që e morrët barren kryesor te K.B. Prishtina në atë kohë ?
Abedin Lika : Po ka qenë një periudh e vështirë. Ju e dini sa e vështirë ka qenë të jesh në ekip të parë të Prishtinës. Për këtë arsye edhe isha një vit në huazim tek K.B. Sllavija e Banja Llukës ku u kalita mjaft mirë, për t`u rikthyer prapë në Prishtinë.

Kosovaboxing.org : Keni qenë një gjeneratë e shkëlqyeshme, ku ju së bashku me Xhevdet Pecin, Nysret Rexhepi, Hilmi Hysenin, Fatmir Makollin, Afrim Majancin, ishit të pathyeshëm në çdo vend, por politika e padrejtë ju bëri që ju të keni mjaft probleme. Sa ishte e vështirë ?
Abedin Lika : Të them të drejtë ishte vështirë jo vetem në Serbi dhe në vendet tjera por edhe Prishtinë na merrshin pikët me dhunë ku politika luante gjithmonë kundër neve. Ne ishim një gjeneratë që kishim më shumë trysni se gjenerata e kaluar sepse kishte filluar të keqësohej situate dhe era i vinte për të keq. Kjo edhe ndodhi për pak vite.

Kosovaboxing.org : Kampion në shumë sfera, pjesmarrës në shumë kampionate evropiane, botërore, kupa e botës. Sa kanë vlerë këto për ty?
Abedin Lika : Të gjitha janë të vlefshme por asnjë nuk më len përshtypje më shumë se rikëmbimi i K.B. Prishtina dhe titullin im i parë i Republikës së Kosovës ku fitova titullin me 4 Korrik 1992. Ky titull vlen më shumë për mua se sa kupa e botës ku dola i treti.

Kosovaboxing.org : Ju ishit edhe themelues dhe njëri ndër personalitet që e pavarsuat boksin e Kosovës me 1992. Si ndodhi kjo ?
Abedin Lika : Inciativa ishte marr nga kolegët e mi, Afrim Majanci dhe Beqir Berisha. Erdhën më ftuan në shtëpi dhe e pranova me shumë dëshirë. I faleminderoj shumë dhe më kanë ndihmuar mjaft shumë në atë kohë. Isha i papunë dhe ata më rregjistruan në shoqatën humanitare “Nëna Terezë’ ku nuk mund ti harrojë asnjë here këtë humanitet dhe ndihmën që ma dhanë.

Kosovaboxing.org : Me 1993 emigruat në Gjermani në Stutgart ku edhe sot jeni në këtë qytet. Menjëherë u inkuadruat në klubin  “Schvabisch Team”si boksier dhe trainer atje, ku e takuat edhe boksierin tonë tash të mirënjohur Luan Krasniqin ?
Abedin Lika : Ishte kënaqësi ta takosh në shqiptar në klub. Më bëri pastaj shumë përshtypje ku ai ishte një ndër më të mirët aty dhe ishte talenti më i madh që kishte Gjermania. Ai me njohu sepse më kishte shiquar duelet e mia sa ishte akoma në Junik. Jam munduar t`i tregoj disa fshehtësi të boksit, por ai i kishte të gjitha.

Kosovaboxing.org : Luan Krasniqi ju kishte edhe idol. Po ju tregoj një intervistë të vitit 1995 për gazetën “Zëri” nga gazetari Anton Berishaj ku Krasniqi kishte thënë: “E kam teknikën e Aziz Salihut, goditjen e Xhevdet Pecit dhe shpejtësin dhe teknikën e Abedin Likës”.
Abedin Lika : Po më vjen mirë që na ka vlerësuar ashtu. Kam qenë 5-vite trainer në “Schvabisch Team”.

Kosovaboxing.org : Cilët janë boksierët më të mirë të kohës suaj ?
Abedin Lika : Aziz Salihu dhe Sami Buzolli.

Kosovaboxing.org : Po cilët shqiptar janë më të mirë të gjitha kohrave ?
Abedin Lika : Elvir Muriqi dhe Kreshnik Qato.

Kosovaboxing.org : Cili ishte idoli yt ?
Abedin Lika : Ishte Muhamed Ali dhe në kohën e fundit e kam pëlqyer shumë Michael Moorer.

Kosovaboxing.org : Abedin, a keni diçka të shtoni për fund. Sepse ne e dime që kemi material dhe gjëra për të biseduar me ty me ditë dhe muaj, por most ë marrim shumë kohë.
Abedin Lika : Dua t`i përshëndes të gjithë adhuruesit e mi. Të gjithë miqt që më kanë përkrahur dhe mbështetur të gjithë kohës. Juve si redaksi ju përshëndes dhe ju uroj suksese tjera. Po bëni punë të mrekullueshëm dhe nuk po harroni vlerat e çdo boksieri.

Kosovaboxing.org : Ju faleminderit që gjetët kohë për ne ?
Abedin Lika : Eshtë intervista e parë në këto vite që më ka bë ndoksuh nga Kosova. Ishte kënaqësi.

Intervista u zhvilua disa ditë më parë nga Artan Vërbica. Së shpejti edhe biografia e Abedin Likës te rubrika “Legjendat”.

2 thoughts on “Exclusive: Intervistë me ish-boksierin e gjeneratës së artë të K.B. Prishtina, Abedin Lika

  1. Abedin ju i takat një gjenerate të boksit të Kosovës ku shumë boksier të shquar si Nysret Rexhepi, Sami Buzolli, Zeqir Toplica, dhe Hilmi Hysenit që e morrët barren kryesor te K.B. Prishtina. Në atë kohë komuniteti Hashkali; te cilit i perkisni edhe Ju, e qe me krenari dhe dinjitet deklaroheshit si shqiptar ne te gjitha turniret dhe luftrat e boksit anemban botes dhe ish Jugosllavis?

    Merita e Juaj duhet te çmohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.