RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Zhuta dhe Rama kalojnë në gjiron e dytë ndërsa Kovaçi eliminohet

3 min read

Start i mirë mund të quhet fillimi i kampionatit evropian për boksierët shqiptar. Boksierët tanë kanë filluar evropianin mjaft mire, duke treguar performancë të denjë dje në Moskë, ku  tre boksier shqiptar të cilët u paraqiten, dy nga këta dolën fitues, ndërsa vetem një u eliminua. Më i bindshëm në Moskë sonte ishte Fatlum Zhuta ku mundi boksierin nga Letonia, Deniss Samilins me 13:1, ndërsa Aleksandër Rama mposhti kundërshtarin nga Izraeli, Artur Zlatopolski me 13:11. Enea Kovaçi nuk pati fat në short ku për kundërshtar i ra, kampioni nga Turqia dhe kampioni në Lojrat Mesdhetare me 2009 në Pescara të Italisë, Onder Sipal. Kovaçi humbi me 11:3. Jetmir Kuqi vitin e kaluar kishte boksur me Onder Sipal në Lojrat Mesdhetare, ku edhe ai kishte pasur fatin e njejtë sikurse Kovaçi, ndonëse Kuqi kishte treguar luftë të mirë dhe të përafërt. Boksieri që pati  fat në short ishte Kristian Demaj i cili kaloi pengesën e parë pa luftë. Demaj do të bokson në gjiron e dytë me rumunin  me emer dhe mbiemër të njejtë, Rou Bejemaru Bejemaru me 7 Qershor. Nëse kalon Demaj këtë pengesë atëherë e pret një luftë e fortë me fituesin e duelit Stefan Kober (Gjermani) apo Egor Mekhontsev (Rusi), të dy kalibër të forte të boksit amator botërorë.

Për boksierët tanë që fituan dje nuk do të ketë ditë pushimi sot, pasi në program janë ndeshjet e gjiros së dytë ku Aleksandër Rama do të boksoj me irlandezin, Egan Kenneth. Irlandezi mbrëmë mposhti italianin me rezultat të ngushtë 3:2. Një duel i vështirë për Ramën pasi Kenneth është fitues i medaljes së Argjend në Lojrat Olimpike në Pekin 2008 dhe i treti në kampionatin evropian në Plovdiv me 2006. Pra përparsi e madh në anën e irlandezit nga përvoja dhe eksperienca që ka.

Fatlum Zuta do të takohet me franqezin, Mathieu Bauderlique në gjiron e dytë. Edhe kjo luftë për Zhutën do të jetë sfide e madhe pasi franqezi Bauderlique ka ekperiencë të gjatë në boksin amator dhe ishte pjesmarrës në kampionatin botërorë vitin e kalur në Milano të Italisë. Bauderlique mposhti slovenin Andrey Bakovic në gjiro të parë. Zhuta ishte i kënaqur me luftën e treguar:”Gjatë luftës, dy here e kam nxjerr kundërshtarin në knock-down. Tani jam në mesin e 16-të më të mirë të Evropës dhe besoj të kaloj në çerekfinale” pohoi Zhuta për Kosovaboxing.org.

Kosovaboxing.org ka marr një informatë se edhe boksieri shqiptar që bokson për përfaqësuesen e Austrisë, Gëzim Tahiri është pjesmarrës këtë vit, mirpo nuk e kemi rezultatin e tij për luftën e pare. Tahiri ka boksuar mbrëme me estonezin, Ainar Karlson.

Kosovaboxing.org do t`ju lajmeroj për të gjitha rezultatet e boksireve tanë në këtë kampionat. Kosovaboxing lajmi më i shpejt …

Artan Vërbica
6 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.