Tre shqiptarët tanë menjanohen në xhiro të dytë në Moskë
2 min readAleksander Rama, Kristian Demaj dhe Fatlum Zhuta janë mënjanuar në xhiron e dytë në kampionatin evropian në Moskë. Ky është fundi për boksierët tanë në këtë kampionat.
Kristian Demaj u takua me boksierin romun Rou Bejemaru Bejemaru i cili humbi me rezultat 9:5. Demaj kishte luftën nën kontroll por u dëmtua nga gjyqëtari, ku dy herë i dha vërejtje publike. Kjo bëri që Demaj të humb kontrollin dhe duelin të cilin e prediktonim se do të kaloj rumunin dhe në çerekfinale do të takohet me rusin, Egor Mekhontsev i cili është kampion aktual i botës, por kjo nuk ndodhi, fatkeqësisht.
Boksieri tjetër shqiptar Aleksander Rama humbi nga irlandezi Kenneth Egan me 15:2. Kenneth është fitues i medaljes së argjend në Lojrat Olimpike në Pekin 2008 dhe i treti në kampionatin evropian në Plovdiv me 2006. Pra ishte përparsi e madhe për irlandezin, i cili me përvojen e tij mposhti Ramën. Kenneth është favorit apsolut për medaljen e artë në kategorinë deri 81 kg, së bashku me Artur Beterbiev. Rama kthehet me një fitore dhe një humbje nga ky kompeticion.
Dueli i xhiros së dytë që Zhuta për kundërshtarë kishte boksierin francez Mathieu Bauderlique, ka arritur ta përfundojë para kohe, duke dorëzuar meçin në raundin e parë kur dhe lëndon krahun. Në ato momente rezultati ishte 1:0 me pikë për francezin. “Kam mbaruar garat para kohe, duke lënduar krahun. Edhe përkundër kësaj unë arrita të jem në mesin e 16 bokiserëve më të mirë në evropë, ndërsa nga Maqedonia arrita suksesin më të madh”, ka thënë Zhuta për Kosovaboxing.org.
Nga ajo që zhvilluan boksierët tanë në kampionatin evropian na la përshtypje të mirë me lufta të treguara edhe pse u mënjanuan heret. Sipas asaj që treguan me pak eksperiencë më shumë do të mund të arrijnë ndonje medalje në Lojrat Olimpike me 2012 në Londër, mirpo duhet që nga fillimi i vjeshtës kur edhe fillojnë kampionatet dhe turnet e ndryshme që me një projekt më serioz nga federata e boksit të Shqipërisë, të përgaditën sa më mirë sepse pjesmarrësit që ishin si Enea Kovaçi, Aleksandër Rama, Kristian Demaj, Fatlum Zhuta janë të rinjë dhe janë perspektiv e boksit shqiptar, duke mos harruar edhe Albi Sorrën që është në studime në Rusi, pastaj Nelson Hysa që poashtu për shkak lëndimit nuk mori pjesë dhe Feliks Kruja i cili ka ardhmëri dhe përvojë në disa kampionate. Me një mobilizim të përgjithshëm do të arrijmë suksese.
Artan Vërbica & Avdyl Salihu
8 Qershor 2010
Suksese ne te ardhmen boksit shqiptar, ju faleminderit per komentimin direkt qe i beni gjendjes reale ne kete kohe boksit tone.