Zhuta barazon me Johnson
1 min readShelton, Washington, 11 korrik 2014 – Fatlum Zhuta është ndarë me barazim me amerikanin Sharif Woo Johnson sonte në Washington. Tre gjyqëtarët duelin e kishin vlerësuar me rezultate të ndryshme. Njëri me 40:36 për Zhutën, tjetri 38:39 për Johnson dhe i treti 38:38.
Ky rezultat i papritur nuk është i dobishëm për Zhutën në fillim të karrierës. Ndërkohë ky meç është dueli i parë i regjistruar si profesionist për Zhutën, pasi tre fitore e para që Zhuta i kishte fituar në shtetin e Alaskës, nuk janë numëruar pasi Alsaka nuk ka federatë profesioniste por vetëm amatore.
Shpresojmë që ky barazim të mos dëshpëroj boksierin tonë, i cili ka potencial për të arritur rezultatet të mira në të ardhmen.
Kosovaboxing.org
11 korrik 2014