RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Edis Tatli kundër Richer Abril për titull bote

2 min read

Prizrenasi, Tatli me 20 shtator në Helsinki do të sfidoj titullin e kampionit botëror të versionit WBA

edis tatli 1111Pas 23-meçeve të zhvilluara në boksin profesionist, ku ka shënuar të gjitha fitore, ai është i pjekur të sfidon titullin e kampionit të botës. Është fjala për boksierin tonë prizrenas, Edis Tatlin i cili me 20 shtator në kryeqytetin finlandez Helsinki do të sfidoj titullin e botës të versionit WBA.

Tatli kampion aktual i brezit WBA-Intercontinental, ka dëshmuar me katër fitoret e fundit se mundet të fitoj brezin e më të mirit. Ai së fundi në muajin maj mposhti italianin Antonio De Vitis me ndërprerje në raund të tetë. Ndërsa fitore të mëdha shënoi në dy vitet e fundit edhe ndaj ish-kampionit të botës Mzonke Fana U12, Innocent Anyanwu KO 5, Felix Lora UD 12, etj.

Kampioni në fuqi, kubanezi Richer Abril i jep rastin boksierit tonë që vullnetarisht ta mbroj titullin në Finlandë. Sigurisht që oferta joshëse ka bindur atë që titullin e fituar ndaj Sharif Bogere, ta mbroj në Evropë. Tatli renditet i teti në WBA dhe do të jetë rast ideal që ta fiton titullin pas rastit të dhënë, nga menaxheri i tij Pekka Maki.

Abril deri më tani ka zhvilluar 22 meçe profesioniste, me bilanc prej 18 fitore (8 KO), tre humbje dhe një barazim. Ai ka fitore të mëdha ndaj Sharif Bogere, Miguel Acosta, Jose Reyes, etj. Pra meçi Tatli dhe Abril do të jetë luftë në çdo moment.

Njëherit kjo do të jetë hera dytë që në Finlandë do të zhvillohet një duel për titull bote, pasi që në vitin 1962, babai i Pekka Makit, Oli Maki ka sfiduar titullin ndaj amerikanit Davery Moore, në të cilin e humbi me nakaut teknik në raund të dytë. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që një shqiptar pas disa viteve të sfidon titullin e kampionit të botës. Para tij titullin e botës e kishin sfiduar Luan Krasniqi, Shpend Abazi dhe Haxhi Krasniqi, të cilin nuk e kishin arritur ta fitonin. Tani Tatli ka rastin i cili ka deklaruar më heret për mediat finlandeze dhe botërore, që nëse do ta fitoj titullin e botës do ta festoj me dy flamurat, me të Finlandës dhe Kosovës.

Artan Vërbica
14 korrik 2014 

1 thought on “Edis Tatli kundër Richer Abril për titull bote

  1. Me shprese se ky meq do te realizohet ashtu si eshte e planifikuare … Deshiroje suksese Tatlite.
    Njekohesishte jame mirenjohese redaksise “kosovaboxing” per informata te tilla te sukseite te boksereve tane…
    Vlene te theksohete se analisti Artan Verbica qysh nga viti 2010 pate permende potencialin e madhe te bokserite Tatli. Kjo tani po deshmohet ne menyre me te mire me kete meq per titull WBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.