Kaçinari dhe Maliqi sërish së bashku duke synuar shumë tituj
2 min readKikboksieri i njohur Yll Maliqi dhe trajneri i sukseshëm Gasper Kaçinari kanë filluar të stërvisin sërish bashkë, ndërsa mëtojnë së bashku shumë tituj në të ardhmen. Suksesin e arritur duke senzibilizuar kikboksin pa masë në vendin tonë para ca vitesh, tani te dytë do të shiqojnë para që shkëlqimin sërish ta kthejnë tek publiku ynë. Maliqi, synon të arrijë suksese sa më të mëdha në rrafshin ndërkombëtar. Synimet e tija janë të fitojë sa më shumë turne që të mbushë vitrinat e tij me medalje të ndryshme por edhe të lartësojë shtetin e Kosovës. Ai para pak kohe (më 28 qershor) ka pasur paraqitje fenomenale në garën “Internationale Thai-Kickboxing Gala” në Koblenz të Gjermanisë. Ai pati luftuar për titullin evropian kundër turkut Emre Ozusakiz, i cili ishte përfaqësues i shtetit të Gjermanisë në këtë kampionat.
Ylli është krenar për formën që tregoi në këtë meç (kategori 85 kg) dhe që fitojë titullin profesionist Evropian të Federatës “World Martial Arts Organization”. Duhet kujtuar se Ylli shënoi fitore me nokaut teknik dhe atë në minutën e 1:50 sekonda pikërisht në rundin e parë.
“Ylli bëri disa goditje të forta ndaj kundërshtarit dhe plaga e madhe e hapur në këmbën e djathtë të tij e ka bërë të pamundur të vazhdojë më gjatë. Në këtë Kampionat Evropian Ylli Maliqi e ka përfaqësuar Kosovën ku është intonuar himni dhe është ngritur flamuri i Kosovës” luften e beri te mundshme zoteri Mehdi Pestisha, tha trajneri i Yllit, Gasper Kaçinari për Kosova Boxing.
Maliqi dhe Kaçinari janë anëtarë i “Fight Club Prishtina”, ndërsa ndihmëstrajner për ushtrime fizike kanë belgun, Wellnes Stefan. “Sponsori që ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve ka qenë kompania ‘SuperBast’”, tregon Kaçinari.
Biografia e Yll Maliqit:
Ylli Maliqi është lindur në vitin 1988. Është i gjatë 189 centimetra, peshon 85 kg, por krahas me kick-boks garon edhe në sportet Thaibox, K1-Rules. Është aktiv nga viti 2003 dhe deri më tash ka arritur suksese të lakmueshme. Ai në sportin profesionistë ka 18 meçe:14 fitore (9 KO – 5 pikë), tri humbje (me pikë) dhe një barazim. Në amatorizëm ka 27 meçe: 22 fitore, (17 KO – 5 me pikë), pesë humbje me pikë. Katër herë është kampion botëror dhe kampion aktual botëror në International Kickboxing Federation). Shtatë herë kampion Kosovës, dy herë kampion mbarëkombëtar (Kosovë & Shqipëri), dy herë kampion i Trofeut të Francës, kampion i trofeut të Gjermanisë, kampion i turneut Miniolimpiada në Qipros dhe kampioni i parë Botëror pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pikërisht në Berlin. Këtë sukses e ka arritur me 25 tetor të vitit 2008. “Maliqi, është zyrtarisht sportisti i parë nga Kosova që fitoi medalje të artë në Kampionatin Botëror pas Pavarësisë së Kosovës”.
Artan Vërbica
16 korrik 2014