Dardan Morina rikthehet në shtator
1 min readDardan Morina do të mbroj titullin e kampionit botëror në versionin WKU, në kategorinë deri 76 kg, në diciplinën Thai-Box në fund të shtatorit. Ai ka filluar stërvitjet dhe shumë shpejt do të bëjë publike datën e rikthimit dhe kundërshtarin. Si gjithnjë edhe kësaj radhe Morina është duke u përgatitur me trajnerin e tij Mladen Steko dhe vëllain e tij Gentian Morina.
Duelin e fundit Morina e ka zhvilluar me 14 mars, kur mposhti portugezin me shume eksperiencë Jose Barradas 58-13-4. Ai ka qëndruar për disa muaj në pushim pasi është operuar nga pendiciti apo zorra qorre.
Kosovaboxing.org
9 korrik 2014