RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Intervistë me Adem Sylejmanin

4 min read

Adem SylejmaniPrishtinë, 9 korrik 2014 – Njëri ndër sportistët tanë që po ka sukses në ring është edhe Arben Sylejmani, i cili ngadal po shëndrohet në një kampion të vërtet në sportin e kikboksit. Mirëpo rezultatet e Arbenit nuk do të ishin të mundur pa babain e tij Ademin, i cili njëherit është edhe trajner i Arbenit. Ne kësaj radhe nuk do të ndalemi tek Arbeni por tek Ademi i cili ka pasur një karrierë të shkëlqyeshme, duke dashur tek ju t`ju sjellim se si Adem Sylejmani ka arritur në fushën e kikboksit.

Kosova Boxing: Z. Sylejmani, na thoni diçka për karrierën e tuaj. Kur filluat dhe si arritët suksese në kikboks?

Adem Sylejmani: Kam filluar me karate në klubin e asaj kohe “Kosova Trans” në Podujevë, duke vazhduar më pastaj në klubin e kikboksit “Minatori” në Prishtinë. Hapat e parë të kikboksit i kam bërë nga viti 1981 deri 1985.

Kosova Boxing: Ju pra jeni ndër kikboksierët e parë shqiptar, kur në atë kohë ne kemi shiquar vetëm disa filma nga sportet e karates dhe kikboksit, sepse ky sport nuk ishte i njohur për ne?

Adem Sylejmani: Po mund të themi se po. Me gjithë ishte vullneti dhe diçka e re që kishte filluar te ne, por mungonte njohuria. Edhe ne nuk kishim ndonjë ekspertë të madh të kësaj fushe, por eksiztonte dëshira dhe vullneti.

Kosova Boxing: Në vitin 1985 u larguat për në Zvicër, që edhe sot jeni atje. Na tregoni a ishte vështirë të integroheni në kikboksin zvicëran?

Adem Sylejmani: Në vitin kur emigrova për Zvicër, unë takova një trajner i cili quhej Benny Gasspardi një trajner i zoti, i cili ishte nga Izraeli. Ai pa talentin tim duke më shtyrë të dashuroj edhe më shumë kikboksin. Nga ai e pashë se kikboksi është sport për mua.

Kosova Boxing: Dhe si erdhi suksesi tek ju?

Adem Sylejmani: Unë iu përvisha punës maksimalisht ku kisha probleme të mëdha me gardin, problem i cili ishte mjaft i madh për mua, sepse dallimi nga karateja dhe kikboksit është ky. Në karate lufton hapur, ndërsa në kikboks duhet modemos mbrojtja. Dhe me dëshirën dhe vullnetin arrita ta mësoj mirë kikboksin. Ndërkohë unë kisha edhe një trajner tjetër, ai quhej Aldo Amicuecci. Me mbështetjen e dy trajnerëve që kisha, Gasspardi dhe Amicuecci unë pata suksese më pastaj.

Kosova Boxing: Kur e kishit luftën e parë dhe si doli?

Adem Sylejmani: Pas gjashtë muajsh unë kisha meçin e parë. Për kundërshtar kisha Martin Mutanda, një emër i njohur në kikboks, por që unë nuk e njohja. Ai ishte kampion i Evropës në amatorizëm, i cili më pastaj ka arritur të bëhej edhe kampion i botës. Por, siç thashë unë nuk e dija kend e kam përball, dhe ndoshta më mirë sepse nuk tregova aspak respekt. Dhe çuditërisht unë fitova me rezultat të gjyqëtarëve, dy me një, ku ishte befasi e madhe që askush nuk e kishte besuar. Pas meçit unë kuptova kush kishte qenë kundërshtari im, por kjo fitore erdhi edhe nga nënçmimi i tij ndaj meje.

Kosova Boxing: Sa meçe keni pasur në kikboks gjatë karrierës?

Adem Sylejmani: Kam pasur gjithsejt 129 meçe, të gjitha në amatorizëm, me bilanc prej 92 fitore, 34 humbje dhe tre barazime. Të gjitha nga periudha 1985 deri 1995.

Kosova Boxing: Tani jeni trajner i kikboksit dhe njëkohsisht keni akademin tuaj të sporteve luftarake në qytetin Yverdon, e cila quhet “Yverdon Sport Academy”. Si po shkojn rrjedhat në përgjithësi?

Arben SylejmaniAdem Sylejmani: Po shkojnë shumë mirë. Kam 6 kikboksier profesionist, 15 garues amator dhe përmbi 450 anëtar të tjerë. Kam djalin tim Arbenin, me të cilin jamë shumë i kënaqur me suksesin që po arrijmë. Nga viti 2000 kryej funksionin e trajnerit kryesor?

Kosova Boxing: Ju u paraqitet edhe në një ngjarje të madhe në Prishtinë pas luftës, ku pos të tjerash u paraqiten edhe kikboksieri ynë i sukseshëm Mirdi Limani dhe karatisti Enver Idrizi. Ju pësuat nga kroati Zoran Majkiq?

Adem Sylejmani: Po, kam humbur pasi isha i lënduar. Unë arrita ta qes në nokdovn në raund të parë, por në të tretin isha unë që pësova, dhe nga lëndimi që mora para nokdovnit nuk arrita ti mbaj të gjitha raundet. Por, isha i gëzuar edhe pse humba pasi dhashë kontributin tim për publikun tim.

Kosova Boxing: Adem, ju faleminderit. Dhe ju uroj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen ty dhe djalit tuaj Arbenit.

Adem Sylejmani: Ju faleminderit edhe juve për respktin dhe senzibilizimin që po jipni sportve luftarake.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.