RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Mayweather i jep revanshin Maidanas

3 min read

Money Man apo El Chino me 13 shtator

Mayweather vs. Maidana 5I madhi Floyd Mayweather ka përcaktuar datën e tij të re të rikthimit në ring dhe këtë do ta bëj me 13 shtator, dhe për kundërshtar ka përzgjedhur argjentinasin Marcos Rene Maidana të cilin e mposhti me 3 maj të këtij në MGM Las Vegas të SHBA-ve. Sfiduesi Maidana ishte kundërshtari më i denjë i tij deri më tani, ndërsa meçi ishte shumë i përafërt ku njëri nga gjyqëtarët meçin e vlerësoi të barabartë me 114-114, ndërsa dy të tjerët i dhanë fitoren Mayweather, 116-112 dhe 117-111.

Nga interesi i madh i lexuesve tanë u kërkua që edhe ne të japim një vlersim si agjencion, ndërsa sipas numërimit tonë dueli ishte i fituar nga Mayweather me 116-114. Dhe ky ishte bilanci: Mayweather gjuajti përgjysmë më pak grushte se Maidana (425 karshi 858), mirëpo pati nëntë goditje më tepër në cak se Maidana. Prapë, 221 grushtet e Maidanas që gjetën cakun te Mayweatheri ishin numri më i madh i grushteve që argjentinasi ka dhënë në 39 meçet e tij në profesionizëm.

I paknaqur me prezentimin e tij, Mayweather vendosi ti jap revanshin Maidanas, dhe mbajti premtimin që e kishte dhënë pas përfundimit të meçit. Dhe ky duel do të jetë më i madhi i vitit e ndoshta edhe i dëkadës dhe i gjithë këtij shekulli, pasi mund të kemi rëzimin e Mayweather, të cilin mund të ketë fundin e tij. Si çdo boksier edhe Mayweather mund të ketë probleme në duelin e dytë siç kishte në të parin, i cili me dhënjën e rastit të dytë Maidanas po e rezikon pa masë karrierën dhe kredibilitetin e tij.

Të rikujtojmë citimet e dy boksierëve pas meçit të parë:

AP APTOPIX MAYWEATHER MAIDANA BOXING S BOX USA NV“Je luftëtar i madh, garues shumë i vështirë. Të uroj për vajzën e porsalindur. Ajo është shumë e bukur. Herën tjetër kur boksojmë, mos më godit aq shumë nën brez”, i tha Mayweatheri boksierit argjentinas Maidana.

Maidana shpejt u kundërpërgjigj: “Herën tjetër më lejo të boksoj me dorëzat e mia”. Ai iu referua kontroversitetit që ndodhi para luftës, ku Maidanas nuk iu lejua të boksonte me dorëzat e tij, pasi që kampi i Mayweatherit i cilësoi si të parregullta. Madje fillimisht ishte në rrezik lufta për shkak të kësaj çështjeje.

Pasi u përmendën dorëzat në konferencë pas meçit, gjërat nisën të acaroheshin.

“Më ofro rimeç”, tha Maidana.

Mayweather, që ishte në podium, derisa Maidana ishte i ulur anash, u kundërpërgjigj: “Mund të vazhdojmë meçin aty poshtë tash. Vendoseni ringun. Nuk është problem për mua. Nëse ai ndien se ka fituar, atëherë mund të bëjmë një meç të radhës në shtator”.

“Unë kam fituar. Unë nuk ia kam frikën. Pse mos t’ia jap rimeçin”, ka thënë Maidana.

Kontroversiteti i madh lidhur me luftën ishte krijuar për dorëzat e Maidanas. Mayweather dhe Komisioni Sportiv i Nevadas refuzuan dorëzat e para të markës ”Everlast” të Maidanas pasi vlerësuan se nuk kishte mjaftueshëm mbushje në zonën e grushtit. Mayweather refuzoi edhe dorëzat e dyta që komisioni i Nevadas i lejoi. Kjo çështje nuk u zgjodh deri disa orë para fillimit të meçit. Ndërsa të dyja palët vazhduan të flisnin për dorëzat edhe në konferencë pas meçit.

Dueli Mayweather dhe Maidana mund të mos zhvillohet në Las Vegas. Ky meç ka gjasa të mëdha të mbahet në New York me gjasë në Barclays Center, pasi Madison Square Garden është i zënë me një termin të një koncerti.

Artan Vërbica
7 korrik 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.