Zhgënjimi nga një legjendë si Holyfield
3 min readArtan Vërbica/12 shtator 2021
Se kampioni i vërtetë apo ai luftëtari me vlera është ai i cili lufton në kohën e vet, me më mirët, të vërtetit dhe pensionohet në kohë të duhur.
Secili sportist ka rrugëtimin e tij, gjatë karrierës së tij sa të jetë aktiv, por edhe më pastaj. Dijenin e tij në çdo formë duhet ta pasoj te të tjerët, por duhet jetuar dhe vepruar me kranari. Të till janë profesionistët e vërtetë, në çdo etapë të jetës.
Mbrëmë mbeta i shtangur kur shiqova katër herë kampionin e botës, Evander Holyfieldin, i cili në moshën 58-vjeçare ngjitet në ring dhe pëson humbje me nokaut teknik nga braziliani, Viktor Belfort, luftëtari i MMA, i cili poashtu i penzionuar. Ai në moshën 44-vjeçare pranoi përballjen me Holyfield. Në fakt Belfort duhej të boksonte me Oscar De La Hoya-n, por ky i fundit u infektua me covid-19 dhe anuloi përballjen. Dhe De La Hoya u zavendësua nga organizatori me Holyfieldin. Ndjeja dhimbje kur shihja një legjendë, rrëzohet disa herë sepse mosha e tij nuk e përballon vështirësit e ta shohësh një personalitet i cili i ka dhënë shumë boksit të rrëzohet, thjesh ndihehesh keq.
Po, pse gjithë këta legjenda implikohen me këto lufta të pavlera. E dimë që janë në pyetje të hollat, e kuptueshme. Vallë nuk kanë kursyer dhe fituar bollshëm gjatë karrierës së tyre, apo bizneset e tyre s’janë menaxhuar mirë, apo edhe kanë ndonjë problem mental. Gjithsesi unë mendoj se kjo dukuri duhet sa më parë të eliminohet dhe mos të lejohen të prishin sportin së pari e pastaj edhe të ruhet shëndeti i tyre.
Gjithmonë ka pasur duele spektakulare, që dëshira e spektatorit ka qenë me pa se cili është më i forti i botës edhe në kohën e Muhammed Ali-së, me 1976 kur atë botë Ali u ndesh në Japoni me karateistin, mundësin profesional “Wrestler”, Kanji Inoki, por ishte disi më ndryshe. Sot, janë bërë të tepërta këto duele. E kanë bastarduar të gjithë, edhe dy figurat tjera, legjendat botërore që u rrahën mes veti, Mike Tyson dhe Roy Jones Junior, që ishte skandal i vërtetë. Dhe pas tyre vjen edhe Floyd Mayweather, një ish-kampion i vërtetë me vlera të mëdha që ka rënë në nivelin e luftëtarëve të Youtube-së.
Boksi është sport fisnik, bujar dhe me karakter të fortë dhe vlerat mbesin vetëm te ata të vërtetit. E ata janë kampionët e vërtetë. Po ja japi dy shembuj:
Lennox Lewis mposhti Vitali Klitschkon me 2003. Pas dy-tre vitesh atij i ofruan 100 milion dollar për të boksuar sërish me Klitschkon, e përgjigjja e tij ishte, JO. “Nuk ja jap asnjërit kënaqësin me boksu me mua në këtë kohë. Vitali kishte mundësinë të më mposht mua”.
Pastaj Juan Manuel Marquez e mposhti Pacquion në meçin e katërt me 2012. Marquez u pensionua me 2014. Ai pati një ofertë me 2016, një shume prej 50 milion dollar të boksoj meçin e pestë me Pacquiaon. Përgjigjja e tij ishte. “Unë mposhta Pacquiaon dhe dëshiroj të jetoj me këtë fakt. Nuk dua ti zhgënjejë popullin tim, meksikanët që unë ndoshta të pësoj. Dua që ata të jenë krenar me mua, tërë jetën”.
Unë i shikoj këto ngjarje me dhimbshmëri dhe pa pasion, sepse puna ma kërkon me qenë në rrjedha. Por, duhet ti themi STOP meçeve të ndrequra dhe STOP shkatërrimit të boksit dhe gjithë atyre sporteve luftarake që kanë vlera.
Dhe jo rastësisht janë shfaqur personalitetet e me vlera edhe nepër filma duke fituar edhe çmime botërore për veprat e tyre, si James Bradock në filmin “Cinderella Man”, pastaj Roberto Duran në filmin “Hands of Stone”.
Pra, janë disa vlera njerëzor që këta personalitete janë “People’s Champ”.
www.kosovaboxing.org
Artikull Fenomenal !
E vetmja shprese per neve te pakteve “dashamireve te Boxit” te verete si art fisnik ” tani eshte niveli dhe profesionalizimi i Analistave te Boxit te kalibrit te madhe sikur Artan Verbica…
Sa per E. Holyfield si fans i tij qysh prej vitit 1984 zhgenjimi ime eshte i papershkueshem ….