RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Ndërpritet Kampionati i Shqipërisë

2 min read
Një ngjarje e pazakont ka ndodhur sot në finalen e Kampionatit Shqiptar në Shkodër. Pas duelit ndërmjet Arjon Kajoshit dhe Alban Beqirit, ka pasur reagime dhe paknaqësi nga dy taboret gjë që ka ardhur deri te kacafytja mes trajnerit të Tiranë, Sead Bushatit dhe kampit të Vllaznisë. Kjo ka ardhur si reagim e publikut të cilët kanë hyrë mbrenda duku sulmuar Bushatin, i cili është goditur. Në shenjë të tensionit të madh, ekipi i Tiranës nuk ka vazhduar kampionatin e cila i ka sjellur hije të keqe gjithë boksit shqiptarë.
Nuk duam ta themi dhe të bëjmë punën e gjykuesit, mirëpo nga ajo që është parë, kanë munguar njesiti policor e cila do të duhej të ishte në vendin e ngjarjes dhe mos të vije deri te eskalimi i situatës. Gjërat e tilla nuk duhet të ndodhin, aq më shumë kur dihet që jemi para Kampionatit botëror që do të zhvillohet në Beograd nga data 24 tetor – 6 nëntor.

Shpresoj që të ulen gjakërat dhe dy klubet më të mëdha në Shqipëri, Vllaznia dhe Tirana të kthejnë synimin, aty ku duhet punuar bashkarisht, për të vetmin qëllim, të fitojn medalje botërore.

Shumë çka duhet të ndrrohet. Ky sistem i garave vetëm se e dëmton boksin tonë, boksierët dhe që herë pas here armiqëson njeri-tjetrin. Duhet gjetur modulin tjetër dhe ngjarjet e tilla të janë festë dhe kënaqësi për secilin dashamir të boksit dhe jo luftë.
www.kosovaboxing.org
18 shtator 2021 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.