RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Joshua favorit kundër Usyk

2 min read

Artan Vërbica / 20 shtator 2021

Vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga super përballja ndërmjet Anthony Joshuas dhe Oleksander Usyk, e vlefshme për titullin e kanpionit të botës, WBA/IBF/WBO në kategorinë e rënd.

Meçi do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham-it në Londër ku pritet të jenë të pranishëm me kapacitet të plotë 62.000 shikues.

Dueli do të jetë interesant. Edhe pse Joshua cilësohet favorit, duhet ditur se ai para vetës do të ketë një kundershtar të denjë ndoshta më sfidues se që e kishte Andy Ruiz-in dhe Robert Parker-in, më parë. Dihen cilësit e Usyk i cili është dëshmuar në kategorinë kruzer duke qenë kampion i padiskutueshëm botëror, i cili ka mposhtur, Murat Gassaev, Mairis Briedis, Marko Huck, Michael Hunter, etj. Pasi i mposhti të gjithë dëshira e tij ishte të dëshmohet edhe në kategorinë e rënd, i cili mposhti Chaz Witherspoon dhe Dereck Chicora-n, por para tij tani është një gjigand, një boksier i cili ka bërë kategorinë mjaft interesante, të shikueshme dhe mjaft fitim prurëse, sikur se dikur Mike Tyson, Muhammed Ali, etj, që ngritën boksin në pedistialin më të lartë të boksit botëror. Pra, përballja Joshua dhe Usyk do të jetë më shumë se një betejë e cila do ta përcaktoj më të mirin e kësaj kategoria, ku Joshua cilësohet favorit për shkak të kategorisë natyrale që ka ai dhe goditjeve të fuqishme që posedon. Ndërsa që Usyk ka të gjitha elementet por që nuk është “Natural Heavyweight” dhe do të ketë të vështirë dhe kjo do të jetë përballja e tij më e vështira në karrierë. Nëse Usyk arrin ti shmanget goditjeve dhe të dërgoj meçin deri në fund, mendoj se do të dal fitues sepse ka shumë elemente më shumë teknike se Joshua.

Mbetët të shihet të shtunën me 25 shtator. Përballja Joshua dhe Usyk do të jetë një festë botërore e gjithë adhuruesve të boksit.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.