RTK

RTKLive
28 Tetor, 2021

Gashi humbi duelin, por kokë lartë me atë që tregoi

2 min read

Rotterdam, Holandë, Glory 78 – 4 shtator 2021 – Elvis Gashi nuk ka arritur sonte ta fitoj titullin e kampionit të botës në Glory. Ai u mposht nga marokeni, Tyjani Beztati pas pesë raundeve mjaft të forta.

Kikboksieri ynë e filloi mirë duelin ku në raundin e parë gjeti goditjen e saktë duke e grushtuar me të majtën e tij, në nofullën e marokenit i cili u gjet në nokdovn. Beztati u ngrit dhe vazhdoi. Edhe raundi i dytë ishte më i mirë për Gashin, sepse pati më shumë nga dueli që sipas vlerësimit tonë, edhe këtë raund i takoi kikboksierit tonë. Raundi i tretë ishte i balancuar në pjesën e parë, ndërsa që në vazhdim Gashi nuk ishte i kujdesshëm duke pranuar disa goditje të forta. Nga ky raund te Gashi u pa një jo fokusim si ne dy raundet e para, ai ishte më i ngadaltë sikur se donte ti qërronte hesapet me një një kombinim apo me një goditje sikur se në raundin e parë, por ishte pa mjaftueshme. Në një moment Beztati goditi nën brez gjë që Gashi u ankua te gjyqëtarja por që kjo as nuk i numëroi kilboksierit tonë dhe as që e ndëshkoi Beztatin. Raundi i pestë kaloi si i barabartë. Gashi në këtë raund ishte me aktiv duke besuar që gjyqëtarët do të gjykojnë ne të mirë të Beztatit që ishte vendas. Gashi gabimin e vetëm në këtë duel e kishte që qëndroi shumë i ngathët. Ka pasur pak gjuajtje, ndërsa që ndoshta strategjia e tij ka qenë për ta nokautuar Beztatin.

Statistika tregojnë se Beztati pati 242 gjuajtje, 110 të sakta. Ndërsa Gashi pati 205 tentime dhe vetëm 37 goditje të sakta.

Në fund tre gjyqëtarët i dhanë fitoren Beztatit, njëri 49:45 dhe dy të tjerët 48:45. Nuk themi që Gashi e meritoi fitoren, por vlerësimi nuk ishte real, duke ditur se së paku Gashi fitoi raundin e parë me nokdovn 10:8 dhe të dytin me 10:9. Pra, edhe në i japim tre të tjerët Beztatit që duhet të jemi real se i fitoi, atë rezultati duhej të ishte sipas mendimit tim, 47: 47. Është dashur të ipet edhe një raund extra për tu përcaktuar fituesi.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.