Isufi kundër Adamek këtë fundjavë
1 min readShefat Isufi (31-4-2, 23 KO) do të zhvilloj meçin e radhës këtë fundjavë me 4 shtator në Luebeck të Gjermanisë. Dueli do të jetë në 10 raunde, ndërsa për kundërshtar do të ketë boksierin me përvojë, çekun Tomas Adamek (29-19-2, 10 KO).
Do të jetë një duel i mirë se ardhun për Isufin, i cili nuk do ta ketë as pak të lehtë përballjen, përkundër se Adamekut i figuron rekord jo i mirë. Adamek ka potencial të madh dhe ka përvojë të madhe ku humbjet e tij shumë herë kanë qenë jo edhe aq reale, por që asnjëherë nuk e ka pasur një promoter të fuqishëm që ta dërgoj atë para. Por, që shpresojmë në triumfin e boksierit tonë i cili po ndjek rrugën e tij drejt edhe një sfide tjetër për titull të kampionit të botës.
Isufi momentalisht renditet i 48-ti në botë nga enti për statistika, Boxrec.com. Ai me fitore eventuale pritet akoma të përparoj drejt ngritjes së boksierëve më të mirë në kategorinë gjysëm të rënd.
www.kosovaboxing.org