RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Gashi zbret në Holandë, i gatshëm për Tyjani Beztatin

4 min read

Artan Vërbica
31 Gusht 2021

Katër ditë na ndajnë nga përballja më e madhe “Glory-78”. Në Rotterdam të Holandës do të zbresë njëri ndër kikboksierët më të mirë shqiptarë, Elvis Gashi.

Gashi përballë do të ketë marokenin me nënshtetësi holandeze, Tyjani Beztati. Kjo përballje është dashur të zhvillohet me 17 korrik, por u shty për me 4 shtator shkaku i probleme të shumta që kishte shteti i Holandës me pandeminë Covid 19, e cila po vazhdon të sjell mjaft probleme.

Dueli pritet të jetë mjaft sfidues dhe shumë i vështirë për Gashin, por kikboksieri ynë ka pranuar sfidën me Beztati ku synim ka vetëm fitoren. Edhe pse përballja u shty, Gashi me padurim ka pritur rastin të cilin e pret me padurim për të treguar vlerën dhe cilësin që posedon.

Ai sot ka arritur në Rotterdam. Shpresojm që pesë ditë do ti mjaftojnë për akomidim, pasi siç dihet Gashi jeten prej vitesh në New York. “Mezi po pres përballjen” theksoi Gashi pa u nisur nga SHBA-ja, duke treguar motivimin që ka për këtë duel me përmasa botërore.

Të dy kikboksierët kanë bilanc shumë të mirë. Gashi gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 24 meçe në kikboksin profesionist me bilanc të shkëlqyeshëm, 23 fitore (11 KO) dhe vetëm një humbje. Në Glory bilanci i tij është (5-1, 2 KO). Kundërshtari i tij është një kikboksier me renome botërore, siç është Tyjani Beztati (19-4-0, 6 KO). Dueli I dy gjigandëve është duke u pritur me shumë vëmendje nga adhuruesit e kikboksit anë e mbanë botës.

“Unë kam dyluftuar çdo kund, si në Britani të Madhe, Kinë dhe vende të ndryshme të botës. Edhe pse ai do të jetë vendas, unë në Holand nuk do të udhëtoj për turizëm, por për fitore” kishte deklaruar Gashi kur e kishim takuar në qershor në New York.

Suksesi i Elvis Gashit në Glory:
Gashi u dëshmua sidomos në Glory duke pasur paraqitje të mëdha. Pesë fitoret e tij janë madhështore. Ai debutoi në Glory me 14 korrik 2017 në New York duke mposhtur kandezin me shumë përvojë Josh Jauncey (31-10-0, 15 KO) me nokaut në raund të dytë.
Fitoren e dytë e shënoi sërish në New York me 1 dhjetor 2017 ndaj amerikanit Nate “The Natural” Richardson (12-5-0, 6 KO) me vendim unanim. Dy fitoret e mëdha me 2017 i dhanë epitetin e kikboksierit më të mirë shqiptar i zgjedhur nga Kosova Boxing për 2017.
Se sa i guximshëm është Gashi tregon paraqitja e tij kundër anglezit William Goldie –Galloway (14-6-0, 9 KO). Ai udhëtoi në vendin e Galloway me 2 qershor 2018 në Birmingham për ta mposhtur anglezin favorit. Gashi e mposhti me vendim unanim duke treguar edhe njëherë klasin e tij.
Tre fitoret e tij i dhanë epitetin e një kikboksieri në rritje, prandaj Glory në eventin e tyre të 55-të vendosën që Gashi të ketë meçin kryesor. Ngjarja u mbajt me 20 korrik 2018 në New York. Gashi për kundërshtar pati amerikanin Nick “Golden Boy” Chasteen (12-6-0, 4 KO). Gashi doli triumfues me vendim unanim. Në këtë vit Kosova Boxing sërish zgjedhi kikboksierin më të mirë.
Duelin e pestë në Glory, Gashi e zhvilloi me 5 korrik 2019 në Orlando. Sërish meçi i tij ishte kryesor. Ai përball pati amerikanin Justin Houghton (11-7-0, 3 KO). Gashit iu deshën vetëm 23 sekonda për ta nokautuar Hoghtonin.
Humbjen e vetme e pësoi nga njëri ndër kikboksierët më të mirë të gjitha kohërave, nga armeni Marat Grigorian (63-11-1, 36 KO) me 7 dhjetor të vitit 2019. Pas një lufte të fortë Gashi në raundin e fundit, të pestin pësoi me nokuat. Ishte eksperienca e madhe e Grigorian dhe si duket papërgatitja jo e duhur e Gashit. Deri në momentet vendimtare meçi ishte mjaft i balancuar, por që edhe humbja është pjesë e lojës dhe Gashi pas një karriere të gjatë plot 13-vjeçare, pësoi humbjen e parë dhe të vetmën deri më tani.

Kosova Boxing takoi Elvis Gashin në New York. Ai dukej super i motivuar dhe i qetë para kësaj përballje ku kanë mbetur edhe më pak se katër javë deri te kjo përballje. Në sytë e Gashit vërejtëm diçka, ajo dëshira e madhe e tij për tu dëshmuar dhe treguar se është më i miri i botës në kategorinë e lehtë, në kikboks deri 69 kg. Gashi renditet i treti, ndërsa Beztati i dyti. Gjithsesi do të shohim një super përballje, ku presim fitoren e madhe të kikboksierit tonë.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.