Smakiçi dëshmon formë të lartë, fiton me TKO 2
1 min readGym 23, Vienë, 28 gusht 2021 – Agron Smakiçi (17-1-0, 15 KO) ka dëshmuar edhe njëherë se është në formë të mirë këtë vit. Ai mbrëmë në Vienë të Austrisë shënoi fitoren e dytë këtë vit duke mposhtur gjeorgjianin, Ramazi Gogichashvilli (14-35-2, 2 KO) me nokaut teknik në raund të dytë.
Grushtet e e fortë të boksierit tonë nuk mundi ti duroj as Gogichashvilli i cili ra në dysheme duke mos mundur të vazhdoj përballjen.
Smakiçi me këtë fitore rikthehet në mesin e 100 më të rënditurëve në botë në kategorinë e rënd. Ai pritet që sërish të zhvilloj një tjetër përballje para vitit të ri ku më pastaj synon një kundërshtar të denjë për ndonjë titull të vlefshëm botëror.
www.kosovaboxing.org