Zenunaj këtë fundjavë sfidon titullin WBA-International
1 min readDardan Zenunaj këtë fundjavë do të sfidoj titullin WBA-International. Ai përballë do të ketë boksierin franqez Karim Chakim. Ky duel do të zhvillohet në qytetin Namur të Belgjikës dhe do të jetë në 12-raunde. Për Zenunaj do të jetë meç mjaft i vlefshëm, pasi do ti hapë atij mundësi të renditet në TOP-15 në versionin WBA.
Kundërshtari i tij, Chakim ka eksperiencë të madhe në boksin profesionist me bilanc prej 27 fitore (11 KO), 9 humbje dhe një barazimi. 38-vjeçari për shumë vite ka qenë kampioni Francës në kategorinë super pendël, dhe poashtu kampion i Bashkimit Evropian në versionin EBU-EU.
Ky meç për Zenunaj vjen pas 11-muajsh. Ai duelin e fundit e kishte zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar kur mposhti Arnaud Dimidschtein me dorëzim në raund të gjashtë. Zenunaj pati një vit të shkëlqyer në 2013, kur triumoj edhe për titullin IBO ndaj Hovhannes Zhamkochyan me nakaut në raund të parë. Ai për disa muaj qëndroi në Los Angjelos të SHBA duke stërvitur me shumë yje botëror në ekipin Wild Card Boxing Club.
Zenunaj deri më tani ka zhvilluar 10-meçe profesioniste me bilanc prej 9 fitore (7 KO) dhe një humbje.
Kosovaboxing.org
11 nëntor 2014