RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Matjet Zyrtare nga Nurnbergu

2 min read

Cullhaj 77 kg, Fecko 75,5 kg
Povataj 104 kg, Kynkal 130kg


Armand CullhajNurnberg, Gjermani, 15.11.2014 –
Janë zhvilluar matjet zyrtare në qytetin e Nurnbergut ku dy boksierët tanë Armand Cullhaj dhe Freskim Povataj do ta kenë fjalën kryesore sonte nga shqiptarët. Ndërsa që duelin kryesor të mbrëmjes do ta ketë nigeriani me pasaportë gjermane, Nuhu Lawal. Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe boksieri tjetër perspekitv italiani, Davide Doria. FRESKIM POVATAJNuhu Lawaldoris doriaKy spektakël organizohet nga promoteri i njohur shqiptar Franc Ndue i njohur në Gjermani si Franky dhe menaxheri tjetër shqiptar, Astrit Ademaj.

Nuhu Lawal me bilanc 16-0, 11 KO do të përballet me hungarezin Jozsef Kormany me bilanc 5 fitore 1 KO, 5 humbje. Ndërsa Davide Doria poashtu i pamposhtur me bilanc 10-0, 4 KO do të përballet me sllovakun Roberto Blazo i cili ka 12 fitore 4 KO. Dy boksierët tanë kundërshtarët do ti kenë nga Çekia. Cullhaj 15-5, 9 KO do të ndeshet me çekun me shumë përvojë Vladimir Fecko 9-70, 1 KO. Ndërsa Povataj i cill ka dy meçe profesioniste me bilanc 1 fitore, 1 KO dhe një barazim do të boksoj me çekun e rrezikshëm Frantisek Kynkal i cili ka 5 fitore 4 KO dhe pesë humbje.

Në peshime Cullhaj doli të jetë 77 kg, ndërsa Fecko më i lehtë për një kilogramë e gjysmë më i lehtë, 75,5 kg. Ndërsa që Povataj ishte 104 kg, ndërsa çeku Kynkal shumë më i rënd 130 kg.

Kosova Boxing ju sjellë informacione nga vendi i ngjarjes.

Artan  Vërbica nga Nurnberg-u

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.