Sturm dhe Stieglitz ndahen me barazim
1 min readDueli i shumë pritur ndërmjet Felix Sturm dhe Robert Stieglitz është ndarë me barazim. Ashtu siç e kemi dhënë analizën ditë më parë dhe doli të dal meçi ku Sturm tregoi vlerat e boksierit më të mirë, ndërsa që Stieglitz ishte vetëm agresor në ring, gjë që dinë ta bejë shumë mirë. Tre gjyqëtarët këtë meç e vlerësuan kështu: Egidu Piseddu me 115-113 për Sturm, Frank Michael Maass me 115-113 për Stieglitz dhe Holger Wieamann me 114-114. “Për mua Sturm ka fituar” kishte theksuar Arthur Abraham, i cili ishte i pranishëm në palestër.
Fituesi i kësaj përballje duhej të boksonte me Abraham, por për këtë ende duhet pritur sepse tashmë kemi përballjen e barabartë ndërmjet Sturm dhe Stieglitz, dhe revanshi duhet të zhvillohet.
Se revanshi duhet të zhvillohet, mendon edhe promoteri i Stieglitz, Ulf Steinforth. Ai tha se bisedat do të fillojnë shumë shpejt me kampin e Sturmit për datën e re.
Kosovaboxing.org
9 nëntor 2014