RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Zenunaj humb përballjen kundër Salinas

1 min read

7Mashantucket, Connecticut, SHBA, 1 shtator 2016 – Dardan Zenunaj ka humbur përballjen mbrëmë nga amerikani Jose Salinas. Dueli i zhvilluar në tetë raunde u vlerësua në dobi të Salinas ku dy gjyqëtarë i dhanë 78-74 dhe nga njëri 77-75, Salinasit.

Dueli u përshkrua me shumë goditje nga dy boksierët. Ajo që i dha fitoren Salinasit, ishte pasi ai pati më shumë goditje. Zenunaj here pas here goditi me kroshe të majt duke kërkuar goditjen e djathtë, ndërsa që hasi në kundërpërgjigje nga Salinas i cili nga brenda jepte goditje boksierit tonë.

Kjo është humbja e dytë në karrierë për Zenunaj, karshi 12 fitoreve (9 KO) në gjithsejt 14 meçe profesioniste, ndërsa që për Salinas kjo ishte fitorja e 10-të (5 KO) karshi dy humbjeve dhe një barazimi. Shpresojmë që Zenunaj të mos dëshprohet nga kjo humbje dhe të rikthehet sa më shpejt me fitore tjera.

Kosovaboxing.org
2 shtator 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.