RTK

RTKLive
15 Korrik, 2024

Terbunja në sparring me kampionin e botës Danny Jacobs

1 min read

Terbunja 2222222Naim Terbunja është duke u përgatitur për duelin e radhës që do ta ketë me 10 shtator në Hovet në Stockholm të Suedisë. Ai ka zgjedhur si gjithnjë SHBA-të për t`u përgatitur sa më mirë. Terbunja tani është duke zhvilluar sparringun e fundit dhe ai duket në formë të mirë para kësaj përballje. Ai shihet së fundi që ka zhvilluar sparringun me WBA kampionin botëror në kategorinë e mesme, Danny Jacobs.

“Jam përgatitur maksimalisht në New York ku po ndjehem shumë mirë. Gjatë kësaj jave kthehem në Suedi ku do të mbledhi forcën dhe të përshtatem me ambientin. Ndjehem shumë mirë dhe i gëzuar paraprakisht që do të boksoj pas disa viteve në Suedi” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Terbunja pret që të ketë përkrahje edhe nga shumë adhurues shqiptarë. “Dua të jehonë kënga dhe brohoritjet shqiptare. Deri më tani gjithmonë kam pasur përkrahje dhe presë edhe kësaj që në Stockholm të janë në numër të madhë” tha Terbunja.

Terbunja për kundërshtar do të ketë franqezin Baptiste Castegnaro (8-8-0, 4 KO). Meçi do të zhvillohet në 6 raunde.

Kosovaboxing.org
2 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.