RTK

RTKLive
15 Korrik, 2024

Shpetim Shala kundër Erik Skoglund me 28 tetor

2 min read

Erik Skoglund vs. Shpetim ShalaShpetim Shala do të takohet me suedezin Erik Skoglund me 28 tetor. Dueli i tyre do të zhvillohet në Nykoping të Suedisë në vendbanimin e Skoglund. Ky meç do të jetë mjaft i rëndësishëm për Shalën i cili synon fitore të madhe ndaj suedezit favorit.

Skoglund është boksier cilësor. Ai ka 25 fitore në boksin profesionist në po aq meçe, 11-të me ndërprerje, duke u renditur lartë në të gjitha versionet evropiane dhe botërore, EBU # 1 – IBF # 3 – WBO #5 – WBC #9.  Ndërsa Shala ka bilanc prej 21 fitoresh (8 KO), 1 humbje dhe 1 barazim në gjithsejt 23 meçe.

“Presë një duel të fortë. Jam në formë të jetës dhe nuk e kisha pranuar sfidën me Skoglund nëse nuk mendoj që do të triumfoj ndaj tij. Në Suedi shkoj vetëm për fitore” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Skoglund është boksier që ka boksuar me boksierin tonë Naim Terbunja në boksin amator. Terbunja ka mposhtur disa herë suedezin, por që ai tani është më i sukseshëm si profesionist. “Erik është boksier i mirë. Njihemi mirë njëri me tjetrin. Potencialin e tij e njoh edhe si boksier amator dhe tani si boksier profesionist. Unë nuk e shoh Shalën pa shance kundër tij. Ky rast është shumë i mirë për te vetëm se duhet ndërtuar strategjinë dhe të punoj në mënyrë të menqem dhe shumë lehtë mundet Shala të dal fitues” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
1 shtator 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.