Zenunaj fiton ndaj Dimidschtein me dorëzim në raund të gjashtë
2 min readRebecq, Belgjikë, 7 dhjetor 2013 – Meçin e paraparë kundër Malcom Klassen i kishte dështuar për shkaqe teknike, por kjo nuk e demotivoj boksierin tonë, Dardan Zenunaj të shënoj një fitore tjetër. Klassen kishte udhëtuar nga Afrika e Jugut në Belgjikë, por pasi ai nuk ishte paisur me vizë, dhe me synimin dhe mendimin e tij se do të pajiset me vizë në aeroprtin e Brukselit, ky i fundit është kthyer mbrapa. Ishte kjo një mosmarrëveshje mes dy taboreve dhe ndodhi që ky duel të dështoj. Por.ekipi i Zenunaj bëri të gjitha të mundshme dhe arriti të gjejë një kundërshtar të mundshëm për të mos anuluar ngjarjen dhe arritën që të sjellin boksierin belg, Arnaud Dimidschtein. Edhe pse Dimidschtein që bokson në një kategori më të madhe, Zenunaj rrezikoi dhe kjo iu shpagua me fitore.
“Së pari dua t`ju kërkoj falje të gjithë adhuruesve të mij që nuk arrita të boksoj me Klassen, por ju premtoj se do të boksoj në fillim të vitit të ardhshëm kundër tij. Ishte një demotivim edhe për mua, por mbledha forcën dhe dola kundër Dimidschtein. E njihja mirë pasi më parë në boksin amator kisha pësuar humbje nga ai dhe nuk ishte meç i lehtë për mua, por arrita ta fitoj” theksoi Zenunaj për Kosova Boxing.
Dueli i cili ishte i paraparë të zhvillohej në tetë raunde u përmbyll para kohe, kur Dimidschtein nuk arriti që goditjet e Zenunaj ti duroj më shumë se gjashtë raunde. Ai kishte për tu dorëzuar edhe në raundin e pestë por vazhdoi, por në fund Zenunaj ishte meritor me këtë fitore të madhe dhe të rëndësishme për vazhdimin e karrierës së tij.
Zenunaj me këtë fitore arriti në rekordin e tij personal me 9 fitore (7 KO) dhe një humbje. Ndërsa për Arnaud Dimidschtein kjo ishte humbja e dytë, karshi 7 fitoreve dhe 2 barazimeve.
Kosovaboxing.org
8 dhjetor 2013