Shala fiton përballjen më të vlefshme deri më tani
1 min readVienë, Austri, 7 dhjetor 2013 – Të shtunën mbrëma në Vienë të Austrisë, Shpëtim Shala mbrojti titullin WBF Inter-Continental në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai mposhti boksierin me shtetësi gjermane, Mounir Toumi, me ndërprerje në raundin e dhjetë. Ishte kjo një përballje e vështirë dhe sfiduese ku Shala arriti t`a kaloj me suksesë. Kjo fitore vlerësohet e rëndësishme pasi përballë kishte një boksier të denjë dhe të rrëzikshëm. Gjithsesi fitorja e mbrëmshe do të sjell atë në ranglista të larta botërore. Shala i cili renditej i 111-ti në boxrec.com, ai pas këtij meçi pati një rritje të madhe ku radhitet i 51-ti sipas entit të statistikave boxrec në botë. Me këtë fitore ai pritet të zë vendin e top-15 në EBU dhe në ndonjë version tjetër në versionet botërore. Shala po e përmbyll stinorin 2013 me tre fitore të rëndësishme, ndërsa me këto fitore ai ka rekord qind-për-qind, 18 meçe, të gjitha fitore, 8 me KO.
Kosovaboxing.org
9 dhjetor 2013