RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Tefik Bajrami shënon fitoren e tetë në karrierë

1 min read

Tefik BajramiTefik Bajrami ka arritur fitoren e radhës në boksin profesionist ndaj boshnjakut Samir Barakoviq. Bajrami arriti që në raundin e dytë të hedh kundërshtarin dy herë në dysheme, dhe një herë në të tretin e të përfundoj gjithë duelin. Trajneri i Barakoviq e hodhi rizën duke parë se nuk ishte i denjë të vazhdoj me tutje boksieri i tij.

Kjo ishte fitorja e tetë për Bajramin në boksin profesionist, karshi një humbje të vetme deri më tani. Ndërsa Barakoviq shënoi humbjen e tretë në karrierë në poaq meçe.

“Tefiku si gjithnjë ishte në nivel. Në raundin e parë ai konceptoj teknkisht dhe taktikisht kundërshtarin. Ndërsa ashtu siç e kemi planikifkuar arritëm që dy herë ta hedhim në dysheme në të dytin. Dhe në tretin i ndodhi e njejta gjë për të detyruar trajnerin e tij të dorëzoj meçin” theksoi për Kosova Boxing, trajneri i Bajramit, Naser Tupella.

Kosovaboxing.org
8 dhjetor 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.