Zenunaj dhe Keta humbin përballjet e tyre
1 min readFundjava nuk ka qenë e sukseshme për boksierët shqiptarë, pasi dy boksierët shqiptarë, Dardan Zenunaj dhe Gjetan Keta kanë pësuar humbje.
Arena 2300, Philadelphia, SHBA, 2 dhjetor – Zenunaj (12-3-0, 9 KO) pësoi humbjen e dytë rresht. Ai kësaj radhe pati duelin e vlefshëm për titullin e Amerikës, versionit NABF, kundër amerikanit, Tevin Farmer (24-4-1, 5 KO). Pas 10-raundeve të forta fitues doli të jetë Farmer me vendim unanim, i cili dominoi plotësisht meçin . Ishte stili i Farmerit i cili nuk i konvenoi Zenunaj, i cili Farmer fitoi meçin kryesisht nga mbrendësia.
Ufqauhalle, Karlsruhe, Gjermani, 3 dhjetor – Gjetan Keta (21-4-0, 17 KO) pati duelin me gjermanin Vincent Feigenbutz (25-2-0, 23 KO). Meçi ishte i vlefshëm për titullin IBF-Interkontinental në kategorinë super të mesme. Gjetani e filloi mirë meçin. Ai fitoi raundin e parë duke plasuar disa goditje të mira. Në raundin e dytë sërish filloi mirë, por pas një aksioni nga Feigenbutz, mori disa goditje duke u gjendur në nakaut.
www.kosovaboxing.org
5 dhjetor 2016